23 Shtator 2025

Sipas Reuters, radarët e aeroportit identifikuan dronët, çka solli ndërprerjen e operacioneve ajrore dhe devijimin e të paktën 15 fluturimeve drejt aeroporteve të tjerë pranë kryeqytetit danez.

Mediat lokale raportojnë për prani të shtuar të forcave të policisë në zonën e aeroportit, ndërkohë që autoritetet janë në hetime për të përcaktuar origjinën dhe qëllimin e dronëve.