A KA NJË PIRAMIDË NË KOSOVË?!

A KA NJË PIRAMIDË NË KOSOVË?!

Shkruan:Xhelil Arifi

Tani për tani mund vetëm të spekulojmë përderisa nuk behet ndonjë hulumtim më i thellë i vetë terrenit

Eshtë e qartë se ndërtimet piramidë ndër civilizime të vjetra kanë qenë të përhapura gjithandej globit. Përveç atyre tashme shumë të njohurave si ato të Egjiptit dhe atyre në Amerikën Latine së fundi është gjetur një piramidë, e cila quhet Piramida e Diellit ne Visoko në Bosnje.

A ka edhe këtu ndër ne në Kosovë, piramida  ku dihet se këto troje janë të banuara qysh në lashtësi?!!!

Shumë afër fshatit Ponesh të Gjilanit gjendet një masiv i quajtur çukë i cili po të shikohet nga distanca duket mu si piramidê.

A KA NJË PIRAMIDË NË KOSOVË?!

Thuhet se nga aty, banoret përreth furnizohen me gurë për ndërtime të ndryshme, e të cilët dallohen për cilësi dhe janë të mëdhenj. Dhe thonë këndej se këta gurë që merren/nxjerren nga kjo koder janë më ndryshe nga ata ”normalë” sepse është më lehtë të ua japësh formën se sa të tjerëve që merren diku tjetër përrreth. Pse? Nëse janë të tillë e janë vetëm ata që gjenden në Çukë e jo përrreth,atëhere shtrohet pyetja a janë sjellë ata gurë aty prej diku tjetër,për ndërtim.Se pse të jenë ndryshe nga gurët tjerë përrreth!