A i trembet PS paralajmërimeve për non grata nga SHBA? Balla: Ne kemi vendosur…

9 DHJETOR 2021

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur ditën e sotme në lidhje me paralajmërimet e administratës Biden për shpalljen non grata të politikanëve të korruptuar edhe në Ballkan.

I pyetur nëse është I frikësuar nga ky paralajmërim Balla është shprehur se PS e përshëndet këtë nismë.

Ndër të tjerë kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka shtuar se kjo parti ka vebndosur standard të pamohueshme në politikë.

“Unë e kam përshëndetur sot në Kuvendin e Shqipërisë vendimet e thesarit të SHBA për të vendosur sanksione financiare ndaj elementëve që destabilizojnë paqen në Ballkan. Ajo e djeshmja lidhet edhe me financime të partive të ndryshme politike në fushata elektorale dhe trafiqe. Në këtë këndvështrim mendoj se ajo që buron nga strategjia kundër korrupsionit është vijimi i administratës së mëparshme. Partia Socialiste jo vetëm e përshëndet. PS ka vendosur një standard të pamohueshëm në politikë. PS ka hequr mbështetjen dhe do vazhdojë të heqë mbështetjen kudo”, tha Balla për gazetarët.

Gazeta Shqip