A i bashkon shqiptarët kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit? Maks Velo: Ka dy pika që e mbrojnë nga kritikët. –

Prej orës 09.00 kanë mbërritur në Shqipëri përmes Rinasit eshtrat e personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe të kulturës mbarëkombëtare, Mid’hat Frashërit.

Arkiteti i njohur Maks Velo ka folur për ‘News 24’ sa i takon figurës së Frashërit, duke e cilësuar si një personalitet që i bashkon dhe nuk i përçanë shqiptarët.

“Ai nuk i ka përçarë shqiptarët, përkundrazi. Fakti që ka kaq shumë njerëz për homazhe tregon respektin që kanë njerëzit ndaj tij.

Me aq sa e njoh mirë historinë, mendoj se ka vlera. Ajo që vlerësoj shumë është ana intelektuale e tij. shkrimet e tij, ana shkencore e tij për tu bërë një institut albanologjik, si pararendës i Akademisë së Shkencave të vendit, pra është themelues i ASH.

Ana politike është e diskutueshme. Ka dy pika që e mbrojnë, ishte antikomunist dhe që qeveri amerikane nuk e arrestoi, se po të ishte kundër aleatëve perëndimor ata do e kishin gjykuar.

Fakti që ata e lejuan veprimtarinë e tij në Londër e SHBA tregon se ai ishte properëndimor”, u shpreh Velo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/