Xhamia e Pashës nis rrugëtimin për në UNESCO

29 Nëntor 2026
Xhamia e Pashës në Tetovë ka nisur rrugëtimin drejt përfshirjes në Listën Tentative të UNESCO-s, si hapi i parë për t’u kandiduar si pjesë e trashëgimisë botërore.
Nisma është ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Konservimit dhe Myftinia e Tetovës, me mbështetjen e Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore. Për këtë proces është formuar edhe një grup pune ekspertësh, i cili do të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm.

Xhamia e Pashës, Tetovë
E njohur edhe si Xhamia e Larme është një nga monumentet më të veçanta të arkitekturës islame, e njohur për pikturat murale shumëngjyrëshe dhe ndërthurjen e elementeve osmane me ndikimet baroke dhe rokoko të artit evropian.
Përfshirja në Listën Tentative përbën vetëm fazën e parë dhe nuk nënkupton ende marrjen e statusit zyrtar të UNESCO-s.