Restaurimi i 6 xhamive. Rama dhe Agjensia Turke.  -Keto jane fonde te Vellait Erdogan.

Rama harron te permende se keto jane fonde o te Qeverise qe ai drejton.

“Projekti më i fundit që financoi TIKA në vendin tonë ka qenë dhe fondi që akordoi për disa xhami në vendin tonë. Në vitin që lamë pas pesë xhami të shpallura monumente kulture në Shqipëri u restauruan nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA). Me një fond prej 4 milionë dollarë mundësohet restaurimi i Xhamisë së Prezës, Krujës, Xhamisë së Nazareshës në Elbasan, asaj të Plumbit në Berat dhe Iliaz Bej Mihahorit, në Korçë. Këto objekte kulti i përkasin shekullit të 15 dhe të 16-të. ”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga gjashtë xhami në restaurim. Rama bën me dije se ndërhyrja e parë tërësore do të nxjerrë në dritë vlerat e jashtëzakonshme kulturore dhe artistike.

Kryeministri thotë se këto xhami pas restaurimit do të jenë pikë reference për itineraret e turistëve.

“Me këto pamje të kantiereve për restaurimin e plotë të 6 prej xhamive monument kulture në vend, ku ndërhyrja e parë tërësore pas dekadash lënie ne rrënim do të nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme kulturore e artistike duke i kthyer në referenca kyç të itinerareve turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon shihen pamje nga restaurimi i xhamisë Mbret Berat, xhamisë së Beqarëve Berat dhe Teqesë së Helvetive, Berat.