27 Gusht 2026

Mirela Kumbaro është e vetmja ministre, e cila i ka mbijetuar çdo ndryshimi kabineti qeveritar të Edi Ramës gjatë katër mandateve në pushtet. Sipas gazetarit Adriatik Doçi në portalin “Prapaskena”, edhe pse firmat e zonjës Kumbaro dalin në të paktën 30 afera të dyshuara korruptive, duke përfshirë krime të dyshuara mjedisore, trafikim mbetjesh, ndërtime në zona të mbrojtura, tendera me flamur të kuq etj.

Edi Rama vijon t’i besojë Kumbaros drejtimin e degëve të rëndësishme të qeverisjes si arsimin, më parë kulturën dhe mjedisin. Madje, si për ironi, Edi Rama ka ndarë së fundmi një video nga Pogradeci ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ku e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro. Në përgjigjen e Diellës mungonin bëmat e zonjës Kumbaro, thirrja e saj në SPAK për katër orë disa muaj më parë dhe disa të dhëna rreth pasurisë së saj.

Apartamentet e Kumbaros

·          Apartament 128 m2

·          Apartament 95 m2

·          Apartament 119 m2

·          Apartament 108 m2

·          Apartament 87 m2

·          Apartament 69 m2

·          Apartament 92 m2

·          Apartament 55 m2

·         Apartament 103 m2

Mirela Kumbaro posedon të paktën nëntë apartamente dhe disa garazhe në emrin e saj dhe të bashkëshortit. Si burim për pasurinë e paluajtshme, Kumbaro deklaron kursimet nga të ardhurat, kryesisht nga rroga e saj dhe e bashkëshortir, Aleksandër Furxhi, prezantues lajmesh në TV Vizion Plus.

Të ardhurat familjare, burojnë rreth 60 % nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 20% kanë si burim pagën e zonjës Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme.

Ndërkaq, gjatë vitit 2025, djali i Mirela Kumbaros, Tom Furxhi rezulton i punësuar pranë Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, strukturë pranë Ministrisë së Mbrojtjes për tregtimin dhe zhvillimin e armatimit ushtarak.

Në media është raportuar më herët se Tom Furxhi ka qenë i punësuar në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë dhe më pas tek Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës që u godit nga SPAK, por në deklarimet e pasurisë djali i Kumbaros nuk deklaron të ardhura nga puna në institucione të tilla.

Thirrja e Kumbaros në SPAK

Kumbaro u mor në pyetje disa muaj më parë për shembjen e stadiumit “Qemal Stafa” dhe prishjen e basorelievit që ishte “Monument Kulture i Veçantë i Klasit të Parë”. Ai u shemb në vitin 2016 dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) duket se e ka hapur dosjen pas afro 10 vitesh.

Çështjen e ka marrë në dorë prokurori Ols Dado. Emri “Mirela Kumbaro”, ka dalë dhe në afera të tjera të rënda shkatërruese për kulturën, mjedisin e turizmin, por dhe me dëme financiare e pasurore afro 2 miliardë Euro sipas KLSH-ës e Auditeve të Ministrisë së Financave, shkaktuar me vendimet dhe urdhrat e saj në pazaret që ka bërë. Emri i saj, doli në copëtimin e 50 hektarë park në zonën e Butrintit, dhënë për resort me pallate, vila e hotele, por dhe dhënien e qendrës së Butrintit, një kompani sallamerie, ku ka ndërtuar hotel, restorant, qebaptore e parking.

Emri i ministres Mirela Kumbaro, doli në vjedhjen e 138 veprave të artit, kulturës e historisë së viteve 1500-1900, që sipas KLSH-së, janë nxjerrë nga Qendra e Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar dhe Galeria e Arteve në vitet 2015-2017 me urdhër të Mirela Kumbaros kur ishte ministre Kulture, për gjoja restaurime e ekspozita brenda e jashtë Shqipërisë, por nuk u rikthyen.

Nga Gazeta Sot