“87% e njerëzve duan të largohen”/ Strazimiri: – Shqipëria nën autokraci, shoqëria vuan nga një dh*në 13-vjeçare

24 Mars 2026
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, ishte deputeti i PD-së, Genti Strazimiri, i cili ka akuzuar qeverinë dhe figura të pushtetit, përfshirë edhe Erion Veliajn, për ushtrim presioni ndaj mediave dhe përkeqësim të situatës demokratike në vend.
“Unë mendoj që ky vend është në dhunë prej 13 vitesh.
Kjo shoqëri është nën dhunë prej 13 vitesh. Kjo shoqëri nuk zgjedh dot më në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo shoqëri nuk lejohet të reagojë, gazetarët nuk lejohen të reagojnë kur pushohet nga puna një koleg i tyre pse ka thënë një të vërtetë kundër qeverisë, kur mbyllet një emision, kur mbyllet një, dy, tre televizione në mënyrë arbitrare, ku fitojnë gjyqet me qindra milionë euro, pikërisht sepse është vërtetuar që janë mbyllur politikisht, nga qeveria, nga Erion Veliaj apo nga cilido tjetër, nga zagarët e pushtetit.
Kjo është dhunë. Është dhunë të mos kesh të sigurt të nesërmen, është është dhunë të mos mund të të të të të sigurosh dot tre vaktet e bukës një orë me avion nga Vjena e nga Roma, 40 minuta.
Je Evropë, je zemra e Evropës dhe të mos sigurosh këto treja vaktet e bukës për fëmijët e tu.
Që 87% e njerëzve të të kenë të vetmin objektiv të largohen prej këtu, pavarësisht nëse janë zengjin apo fukare.
Kjo është dhunë. Reagimi ndaj saj, po, sigurisht që nuk mund të jetë dhe nuk duhet të jetë ëh, një lloj baleti.
Nuk dilet me puante në protestë. Nuk është një koncert harqesh. Duhet ta dinë të gjithë ata që na mësojnë se si bëhet një protestë në një demokraci, ashtu sikurse duhet të pranojnë faktin që kjo shoqëri nuk është më nën demokraci.
Kjo nuk është më një shoqëri demokratike. Kjo është një shoqëri që vuan nën një autokraci.
E thënë ndërkombëtarisht, dhe jo thjesht si një fjalë e opozitës, që edhe sikur të kishte qenë kështu, sikur opozita e vendit të deklaronte që ne jemi në një autokraci, dikush duhet të kthente kohën, thoshte, prit një minutë, se këtu paskemi një problem.
Ndoshta opozita politike e vendit e zmadhon, por gjithsesi këtu ka një, ku ka zë nuk është pa gjë. Jo, nuk është kështu, është ndërkombëtarisht e vërtetuar. Janë të cilësuar, jemi të cilësuar si një shoqëri në një autokraci”, u shpreh Strazimiri.
