Kush ishte Emanuele Giordano. –

Kush ishte Emanuele Giordano. Jetoj ne Lungro (Kozenca). Vdiq ne shkut 2015 në moshën 95 vjeçare.  Papas Emanuil Giordano, studiues arbëresh, i njohur për një seri studimesh rreth historisë, letërsisë, foklorit dhe muzikës arbëreshe.

Ishte autor i “Fjalorit të arbëreshëve të Italisë”, i cili ka patur disa botime.

Ka kujdesuar botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Ndër të tjera ka botuar: “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” etj.

Njohës shumë i mirë i muzikës  kishtare arbëreshe, vitet e fundit ai merrej me përkthimin dhe përshtatjen e muzikës liturgjike bizantine në arbërisht. Ka lënë një seri artikujsh shkencorë të botuar në të përkohshme të ndryshme si “Zjarri”, “Shejzat” etj.