Elbasan/ “FestFolk” rizgjon dashurinë e fëmijëve për folklorin.-

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan ka gjetur një mënyrë origjinale për të ngjizur gjurmët e traditës që në moshë të vogël.

Me moton “Fest Folk” është organizuar një festival ku fëmijët, ndryshe nga sa janë mësuar tashmë, kanë interpretuar vetëm nën tingujt e muzikës popullore tradicionale.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Martin Kushi, e cilësoi këtë festival, siguri për të ardhmen e trashëgimisë sonë kultutore.

Ndërsa mësuesit e muzikës dhe koreografët tregojnë se fillimi ishte pak i vështirë, pasi fëmijët nuk shprehin dëshirë dhe kënaqësi për muzikën popullore, por më pas ata u dashuruan me të.

Në këtë festival morën pjesë më shumë se 20 shkolla dhe interpretuan rreth 380 fëmijë.

Organizatorët synojnë ta vazhdojnë edhe vitet e ardhshme këtë festival, në mënyrë që dashuria për folklorin të ringjallet mes fëmijëve dhe të rinjve.