6 ditë para zgjedhjeve / BE jep paralajmërimin e fortë për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin

19 PRILL 2021

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadorin gjerman Peter Zingraf ndodhen sot në Elbasan, ku në fokus do të jetë mbarëvajtja për zgjedhjet e 25 prillit.

Soreca foli nga Elbasani për shqetësimin e  shit-blerjes së votës duke thënë se ajo është vepër penale.

“Dëgjuam këndvështrimet e tyre e rëndësishme që këto zgjedhje të jetë të lira, të sigurta dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin  e zgjedhjeve. Fenomeni  shqetësues i shitblerjes së botës dënohet me ligj dhe është vepër penale, dhe kemi një shqetësim edhe për shitjen e  votës e cila është gjithashtu krimi që dënohet. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet dhe do të ketë 40 grupe që do të vizitojnë qendrat e votimit më 25 prill. Disa prej tyre do të jenë edhe në Elbasan gjithashtu. këto zgjedhje janë të rëndësishme  jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të ardhmen e  vendit në BE”, tha Soreca.

Gazeta Sot