Zbulohen sms të disa “besëprerëve” studentë me kryeministrin Rama për të thyer protestën. –

16 Dhjetor, 2018

“ … Por pa rënë në sy se ka folur me kryeministrin, por ta nxjerri si ide të tij ose te një grupi…. “.

Zbulohen për publikun sms-të mes disa “dezertorëve” studentë nga mjeksia me kryeministrin Rama.

Aty duket një bisedë në rrjetin WhatsApp midis studentëve të mjekësisë, të cilët deklarojnë se në mesin e tyre ndodhen disa besëprerë, që mendohet se kanë marrë euro nga qeveria ose premtime punësimi.

Në mesazhe duket se një prej tyre ka komunikuar veçmas me kryeministrin Rama, dhe është propozuar të ketë një takim në fakultet me pjesëmarrjen e 250 deri në 300 studentëve. Por pa rënë në sy se ka folur me kryeministrin, por ta nxjerri si ide të tij ose te një grupi.

Por protestuesit që janë të vendosur për të realizuar 8 kërkesat e studentëve shqiptarë thonë se “ne po rrijmë ditë-natë në shi e në akull për studentët, dhe po doli ndonjë tradhtar që shkon te kryeminstri e na pret në besë, betohemi se nuk do ta lemë të hyjë në fakultet, por do ta pështyjmë përditë te dera e fakultetit. Ta provojnë!”.

Studentët po sakrifikojnë në mot dimri në emër të plotësimit të kërkesave të tyre jetike.

Gazeta K.e Jone.