Teodor Kavalioti – Autor i fjalorit trigjuhësh në greqisht, arumanisht dhe shqip. –

Teodor Kavalioti (rreth1718 -11 gusht 1789) ka qenë një studiues dhe leksikograf  nga Voskopoja. Pas shkollës elementare atje, ai studioi matematikë, teologji dhe filozofi nëJanie, në kolegjin Maruci, i drejtuar në atë kohë nga Eugjen Vulgaris, mes viteve 1732-1734, duke u njohur me veprat e Malbrancheit, Descartesit dhe Leibnicit. U kthye në Voskopojë, që kish nisur të lulëzonte si qendër shqiptare dhe arumune, dhe në vitin1746 u bë drejtor i Akademisë së Re.

Fjalori-trigjuhësh: -në-greqisht-arumanisht-dhe-shqip.

Kavalioti është autori i disa veprave filozofike, të shkruara në greqisht, i një gramatike elementare greke dhe i Protopeirias (Venedik , 1770) që përmban një fjalorth trigjuhësh në greqisht, arumanisht dhe shqip prej 1170 fjalësh.

Ky fjalorth u ribotua nga profesori gjerman Johann Thunmann nga Halle, me përkthimin latinisht përkrah më 1774.

.