Spartak Ngjela: Edi Rama e di Strasburgun si Gjykatën e Rrogozhinës. –

Avokat Spartak Ngjela thekson se audio ku gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Binaku, i kërkohet që të ndikojë në favor të qeverisë shqiptare për të shtyrë një vendim për çështje pronash, tregon se kryeministri Edi Rama nuk ka më para.

Në studion e ‘News 24’, Ngjela tha se qeveria nuk ka buxhet për kompensimin e pronave në Shqipëri dhe për këtë arsye duhet të largohet.

“Këta kujtojnë se janë në Gjykatën e Rrogozhinës. Është turp për nivelin. Me këtë kuptojmë se këta nuk duan të harxhojnë para për pronat. Këta nuk kanë buxhet, duhet të ikin. Është kërkesë e qeverisë kjo sepse përmendet Niko Peleshi. Nëse nuk ke para zgjidh problemin me veten, jo me ligjin”, tha Ngjela.

Sipas audios së publikuar sot nga ‘Exit.al’, Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së, i kërkoi Binakut në emër të Ëngjëll Agaçit që të ndikonte në vendimin e Strasburgut për një çështje prone, në favor të qeverisë dhe kundër qytetarit.