Zone gjigande vetem per kembesoret ne qender te Tiranes?

Zonë gjigande vetëm për këmbësorët në qendër të Tiranës?

"Vendimi që kemi marrë është që të gjithë objektet e kultit që gjenden në qendrën e Tiranës, si Katedralet, ashtu edhe Xhamia e Namazgjasë, të jenë brenda zonës pedonale" deklaroi dje Kryebashkiaku Erion Veliaj në ditën e Bajramit

Nëse pohimi i Zotit Veliaj është i vërtetë, zona këmbësore e Tiranës do të përfshijë zonën që fillon në pikën veriore të urës së Rrugës së Elbasanit ku po ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, duke u kufizuar ga unaza përfshin Katedralen e Tiranës, vazhdon përmes Bulevardit Dëshmorët e Kombit, për të përfshirë gjithë Parkun Rinia dhe, pastaj, në drejtim të Veriut përfshin gjithë zonën ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes dhe Kisha Ortodoksel, pastaj gjithë Sheshin Skëndërbej, gjithë zonën pas Pallatit të Kulturës, zonën e Partizanit të Panjohur, përfshi ndërtesën TID, qendrën Toptani që po ndërtohet dhe për t'u mbyllur anash godinës së sesioneve të Kuvendit.

Si dhe herë të tjera, Zoti Veliaj i referohet gjërave që deklaron në publik me "kemi marrë vendim" por në fakt nuk ka ndonjë vendim të bërë publik për këtë gjë.

Është e paqartë nëse:

Me shumë gjasa përgjigjja e pyetjeve të mësipërme është negative. Me shumë gjasa "vendimi" është thjesht urdhër arbitrar verbal i Kryeminsitrit Rama Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama