Zhytuni ne blu

Zhytuni në blu

Blu, ku dhe kur

Ditëve të verës gardëroba duhet të jetë e spërkatur në nuanca blu. Paraditeve është ngjyrë shumë çlodhëse dhe nuk të krijon kurrfarë vështirësie për t’u kombinuar me ngjyrat e tjera. Mund të vishet me të bardhën, me të verdhën, pannën, por edhe me rozën. Shkrihuni me ngjyrat e detit në periudhën e pushimeve. Vishni rroba banje të kaltra. Guxoni në sandale në formë nallanesh të larta, me rripa të hollë ngjyrë blu. Hidhni një çantë të stërmadhe të zbukuruar me guacka dhe yje deti. Do t’ju duket sikur keni hedhur mbi sup një copëz det. Moda e kësaj vere u përshtatet shumë toneve blu. Fustane në formë këmishe, dizenjo me pika dhe viza, stil retro, rripa të hollë, modele të lehta verore. Por mos ngurroni të zhyteni në blu edhe gjatë mbrëmjeve të verës. Marka si Miu Miu ju propozojnë këpucë elegante kombinuar me shkëlqime të arta, kurse Emilio Pucci për sezonin e verës ka krijuar një koleksion të tërë, ku bluja mbizotëron në të gjitha veshjet e pasarelës. Ç’prisni? Notoni edhe ju në blu. 

Marre nga : Revista Jeta


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama