Zhgenjimi i Eraldes

Zhgënjimi i Eraldës

Të gjithë prisnin me ëndje prezantimin e saj në Internet, me të famshmet orët “Rolex”. Fakt, që vetëm pak kohë më parë u lançua me të madhe nga fotografi i madh, Fadil Berisha, që “Hitaj në muajin nëntor do të shfaqej si imazhi në internet i kompanisë prestigjioze të orëve, “Rolex””. Por nëntori iku dhe Eralda nuk u pa kund. Bukuroshja e Miss Universe Albania vazhdon punën e saj të re si prezantuese e një emisioni muzikor në një prej televizionet shqiptare.

E pyetur nga “Bluetooth” pikërisht për prezantimin e saj si imazhi i “Rolex”, ajo shprehet se “kontrata është firmosur nga Fadil Berisha dhe gjithçka duhet të ishte gati, por nuk e di se çfarë ka ndodhur”. Pa dhënë shumë shpjegime se ku ka ngecur puna, në fakt ajo ende nuk e ka të qartë as vetë nëse do të jetë imazh i kësaj kompanie, nëse ajo do të jetë apo jo fytyra në Internet e “Rolex”. E në fakt, nëse kontrata ekziston apo vazhdon të jetë e vlefshme, ndoshta ende do të ketë shpresë për bukuroshen, që do të shënonte me këtë reklamë suksesin më të mëdha të vetë asaj, apo edhe të vendit që do të prezantonte. Por që fatkeqësisht për momentin ne jemi pak pesimist... Gjithsesi, fotot janë realizuar dhe në to, siç ka rrëfyer vetë fotografit Berisha që i ka realizuar, shfaqet një Eraldë krejtësisht ndryshe. Me një veshje gladiatori dhe me një shpatë në dorë gati “për luftim”. Ndërkohë që në të dyja duart e saj shkëlqejnë orët “Rolex”. Nëse një ditë këto foto do të shfaqen në Internet, atëherë atë çfarë mund të imagjinojmë, edhe ne dhe gjithë bota do të ketë mundësi të shohim Eraldën-gladiatore...

Marre nga : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama