Zbulohen detaje nga jeta e princeshes Diana e kercenoi Kamilen per ta vrare

Zbulohen detaje nga jeta e princeshes: Diana e kercenoi Kamilen per ta vrare

Princesha Diana nuk ka qenë aq e dashur dhe e ëmbël sa e mban mend publiku. Në librin autobiografik të Princ Herrit janë zbuluar disa fakte, të cilat do t’i shokojnë të gjithë ata që këtë grua e kanë parë me shumë admirim.

Biografia e Princit, e cila do të publikohet në ditëlindjen e tij të 30-të, krahas faktit që do të zbulojë detaje nga jeta e tij, do të paraqesë edhe disa fakte kontradiktore, të cilat do të mund ta lëkundin imazhin e të ndjerës Princeshë, pasi në këtë libër flitet se si ajo e ka kërcënuar Camilla Parker Bowles.

Në librin autobiografik shkruhet se Princesha Diana e ka kërcënuar Camilla Parker Bowles, bashkëshorten e Princit Charls, të cilën e ka thirrur dhe kërcënuar vazhdimisht në telefon kur ajo ishte vetëm në shtëpi.

“Kam dërguar dikë për të të vrarë. Është jashtë në oborr. Shiko nga dritarja, a je duke e parë?”, kanë qenë disa nga fjalët e Dianës, të cilat janë shkruar në libër autobiografik të Princ Herrit.

Kur prindërit e tij janë ndarë, Princi Çarls ka ndaluar rreptësisht që në pallat të flitet diçka e keqe për Lady D dhe fëmijët e tyre, ka treguar autorja e librit, Penny Junior, e cila ka shtuar se Diana ka qenë ajo që i ka "nxehur gjakrat". Ajo nënvizon se Diana u ka dërguar vazhdimisht letra anonime dadove që janë kujdesur për princat e vegjël, por jo vetë kaq. Çdo dado që djemtë nisnin ta donin, ajo është munduar ta heqë nga puna e ta largojë edhe nga pallati.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama