Xhudi Foster Meshkujt i urrej dhe i vras

Xhudi Foster: Meshkujt  i urrej dhe i vras

Klaris (Sterling) ishte protagonistja e filmit "Qetësia e të pafajshmëve", ku luan rolin e një agjenteje të paepur në xhirimet me "Hannibal", ndërsa Erika (Baim) është administratore e një programi radiofonik, që një natë në "Central Park" përjeton një makth i cili i ndryshon jetën. Disa persona të panjohur i vrasin të dashurin, ndërsa atë e rrahin, e përdhunojnë duke i shkaktuar plagë të rënda. Kur del nga spitali, blen një pistoletë në tregun e zi për t‘u mbrojtur. Ngjarja që i ndodhi pak kohë më parë, e ka transformuar në një kriminele të pashpirt. Filmi "The brave one" është refuzuar nga "Festivali i Kanës" dhe ai i "Venecias" për skenat e tij të dhunshme. Xhudi Foster e ka trashëguar pjesën nga Nikol Kidman (ashtu siç ndodhi edhe me "Panic room" të regjisorit David Fincher) dhe është "miqësuar" menjëherë me rolin, falë bashkëpunimit për tetë muaj me skenaristen Çinsia Mort dhe më në fund ka arritur të firmosë filmin si producente ekzekutive. Madje ajo ka zgjedhur edhe trupën interpretuese, detektivin që heton mbi vrasjet e kriminelit misterioz (Terens Hauard) dhe regjisorin, irlandezin Neil Xhordan, i cili është vlerësuar me çmimin "Oskar" për skenarin e filmit "Gruaja e ushtarit".

Xhudi Foster, e cila flet me vështirësi për jetën e saj private, këtë herë ka vendosur të lëshojë pe dhe të tregojë "çdo gjë".

Në film, çdo herë që Erika vë dorën te pistoleta, fillojnë duartrokitjet dhe fishkëllimat... Mesa duket dikush u ka treguar për filmin "fashist". E prisnit?

Sigurisht është një film që nuk mund të kalojë pa u vënë re. Por nga pikëpamja ime, filmat duhet të shërbejnë pikërisht për të rizgjuar ndërgjegjet dhe të ndezin debate. Kjo mbetet gjithmonë një gjë pozitive.

Duhet t‘ju quajmë "Dirty Jodie", si fjala e urtë "Dirty Harry" e Klint Estud në serialin "Inspektori Kalagan", ose më saktë ju i ngjani më shumë Çarles Bronson te "Jerusalemi i natës". Këto kanë qenë modeli juaj?

Jo, modeli im janë të gjithë filmat e viteve ‘70, sepse ajo ka qenë periudha e artë e kinemasë.

Cili është pozicioni juaj në kontrollin e armëve?

Po të ishte për mua, të gjitha do të ishin të ndaluara. Mendoj se janë të mira vetëm për robotët. Madje është edhe teza e filmit: armët të japin një iluzion të forcës dhe pushtetit, është absurde t‘i lësh ato në duart e personave emotivë për zgjedhjen e jetës ose vdekjes.

Pra nuk jemi amatore e filmave të Kuentin Tarantinos?

Tarantino bën filma të bukur, por gjithçka që tregon, i referohet filmave të tjerë. "The brave one" flet për jetën. Nëse ka bërë bujë ka ndodhur sepse protagonistja është femër dhe rebelohet, sepse pranon të jetojë në frikë. Zakonisht dhimbja dhe inati te femrat nuk zhvillohen në anën e jashtme si te meshkujt, por në atë të brendshmen, duke i transformuar në të alkoolizuara ose të droguara. Sipas statistikave është vërtetuar se femrat vrasin fëmijët, bashkëshortët, prindërit, jo të panjohurit.

Ka ndonjë analogji me filmin "Nën akuzë", i cili në vitin 1988 fitoi një nga dy çmimet "Oskar"?

Jo, protagonistja e atij filmi, Sara, ishte dy herë viktimë, fillimisht e një përdhunimi dhe më pas e një procesi maskilist. Regjisori Xhonatan Kaplan më detyroi që ta bëja menjëherë skenën ku përdhunohesha, me qëllim që ta mbaja si suvenir për të gjithë filmin. Të njëjtën gjë dëshironim ta bënim edhe me Neil Xhordan, por nuk ishte e mundur, për shkaqe logjistike. Ndryshimi i vërtetë është një tjetër: jam shumë krenare për filmin "The brave one", ndërsa në filmin "Nën akuzë" nuk isha aspak, madje aq sa doja të ndërroja profesion. Më dukej sikur nuk isha në lartësinë e duhur. Kishte shumë lëvizje, të bërtitura, mendoja se kisha tradhtuar regjisorin dhe producentin. U desh çmimi "Oskar" që të ndryshoja mendimin.

Nëse do të kishit ndërruar profesion, çfarë do të bënit?

Jam diplomuar në letërsinë e krahasuar dhe filozofi. Mendoj se do të mësoja dhe do të përfundoja së mësuari kinema.

A është e vërtetë që do të interpretonit princeshën Leila në filmin "Lufta e yjeve"?

Po, më propozuan të isha në rolin e saj, por nuk isha e lirë, kisha firmosur një kontratë me "Disney". Më pas u bëra "Taxi Driver" (shofere makine). Kushedi se si do të zhvillohej ndryshe karriera ime...

Cila është ëndrra juaj në sirtar?

Një film për Leni Riefenstahl, një grua aventuriere dhe regjisore e nazizmit. Një meditim në kufijtë e artit dhe të moralit. Pra një tjetër film që të ngjallë debate e që po punoj për të prej 7 vitesh.

Kur ishe e vogël, kush dëshiroje të ishe?

Kethrin Hepbërn, jo vetëm për pamjen e saj shumë elegante, por edhe sepse ka punuar deri në fund të viteve ‘70. Do të më pëlqente të bëhesha gjyshe dhe stërgjyshe e përsëri të mbetesha në skenë. Aktorja tjetër që adhuroj është Meril Strip dhe shpresoj ta kem përkrah në ndonjë film.

Kur shihni reklamën e famshme të "Coppertone", me qenin që ju tërheq kostumin e banjës, duke iu zbuluar të ndenjurat, mallëngjeheni apo ju vjen turp?

Është shumë e dashur e për më tepër u pëlqen shumë fëmijëve të mi. Ata kanë një raport të çuditshëm me punën që bëj. Ata kanë parë në televizor vetëm interpretimet e mia kur isha e re, apo "Bugsy Malone", atë "musical" ku ishim të gjithë të rinj. Prandaj mendojnë se kur dal nga shtëpia për të shkuar në punë, rikthehem në atë moshë, për t‘u kthyer më pas në shtëpi e rritur. Filmin tjetër, "Nim‘s Island", histori për një familje, e bëj pikërisht për ta, duke xhiruar t‘i çoj në Australi. Më duhej diçka më e thjeshtë, pas ngarkesës emocionale të filmit "The brave one".

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama