Votuan per ta vene ne pranga Peza e Qefalia shtrengim duarsh me Frrokun

Votuan per ta vene ne pranga, Peza  e Qefalia, shtrengim duarsh me Frrokun

Përpara hyrjes në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputeti Mark Frroku ka pasur një shtrëngim duarsh dhe një bisedë të shkurtër, me dy kolegët e tij deputetë të Partisë Socialiste, Alfred Peza dhe Xhemal Qefalia.

Në minutat e qëndrimit me ta, Mark Frroku është parë të buzëqeshte teksa shkëmbente fjalë me deputetët.

Po ashtu edhe deputetët Socialist janë parë të qeshur, teksa i shtrëngonin dorën kolegut të tyre, të cilin në seancën e fundit plenare e votuan me 79 vota pro dhe një abstenim, duke lejuar prokurorinë për autorizimin e arrestimit edhe pse nga Gjykata e Lartë u mor masa e sigurisë arrest shtëpie.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama