Vorpsi Jabanxhinjte te vijne me vize ne Tirane

Vorpsi: Jabanxhinjte te vijne me vize ne Tirane

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut tregon se nuk ka problem me të ardhurit dhe se këta të fundit, tironsit, janë edhe mikpritës, por vetëm nëse këta të pranojnë.

 

“Po thosha që kam pasur gjithmonë probleme me paragjykimin e prejardhjes krahinore. Më mjaftonte vetëm aksenti i dikujt që kisha përballë për t'u stepur apo për të krijuar një vetëqëndrim që nuk e dija se nga kush më buronte... Nuk është se kam pasur ndonjëherë problematika kundrejt një personi që vjen nga Veriu apo që është nga Jugu. Për mua ishin të gjithë jabanxhinj. Tani kam filluar, sepse ka ndikuar njohja e studentëve të ndryshëm, komunikimi me studentët më ka bërë që të jem madje më e afërt. Për të mos thënë në fillim, kur kaloja me automjet në një qytet tjetër nuk do të doja të qëndroja as për një kafe. Kam ndryshuar për mirë dhe vetë rregullohet nëse ti sugjestionon veten. Mendoj se tironsve do t’i shkonte pjesa e ahengut e për e për raki, sepse ne tironsit jemi shumë të gëzueshëm. Ne tironsit jemi shumë mikpritës”, shprehet Vorpsi.

 

Më poshtë debati i zbardhur nga emisioni:

 

Blendi Fevziu: Po si jeni mikpritës kur nuk i doni jabanxhinjtë?!

 

Laura Vorpsi: Po mirë, ne kemi problemin te kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vij më vizë në Tiranë. Por me na ardhur në shtëpi, ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni dajës. Pra, nuk jam të pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vij, por të vij më vizë.

 

Ferdinand Xhaferri: Tani ta presësh dhe të vij me vizë sikur nuk shkon.

 

Laura Vorpsi: Po, po shkon shumë, secili në vendin e vet. Nëse do vish, do vish, por me zi të pranojmë. Por nëse ti futesh në një familje tironse, kam bindjen që absolutisht janë mikpritës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama