Vore mbeshtetesit e LSI kundershtojne numerimin

Vore, mbeshtetesit e LSI kundershtojne numerimin

Në Vorë situata është tensionuar këtë të martë, pasi një grup mbështetësish të LSI-së protestuan para qendrës së numërimit të votave.

Ata kërkuan rishqyrtimin e materialeve të një kutie ku rezultoi se ishin dy vota më tepër. Gjithashtu, ata kërkuan përsëritjen votimit duke theksuar se nuk i pranonin rezultatet dhe duke pretenduar për 600 vota fiktive.

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u bëri thirrje atyre që të largohen, ndërkohë që ata pritet të rimblidhen në orën 19:00.

Në Vorë rezulton fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 50.45 për qind të votave, ndaj 49.55 të kandidatit të majtë Luan Sallaku. Por në numërimin e dy kutive të fundit KZAZ-ja gjeti 2 vota shtesë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama