Vogelushja shqiptare mahnit jurine e Das Supertalent ngre publikun ne kembe

Vogelushja shqiptare mahnit jurine e 'Das Supertalent', ngre publikun ne kembe

Aulona Morina është 12-vjeccarja kosovare, që njihet në mbarë botën pas pjesëmarrjes në "Das Supertalent". Ajo u prezantua të shtunën me këngën “Scyscraper” nga Demi Lovato në skenën e talent-shoë gjerman.
 
Dieter Bohlen, pjesëtar i jurisë së shout “Das Supertalent”, në komentin e tij tha se rrallë i ka qëlluar të dëgjojë një zë kaq të mirë. Juria ishte fillimisht skeptike kur vajza e vogël u prezantua me titullin e këngës "Skyscraper" për vetë vokalin që kërkon. Sapo filloi këndimin, zëri dhe të kënduarit më ndjenja “pushtoi” sallën, ndërsa juria mbeti e habitur.
 
Pas performancës mbresëlënëse, publiku u ngrit i tëri në këmbë në shenjë respekti. “Është hera e parë që e them këtë. Ti ke treguar ndjenja, ndjenja, ndjenja. Dhe unë e dua këtë”, është shprehur Bruce Darnell, një nga anëtarët e jurisë.
 
Dieter Bohlen, që fillimisht kishte dyshime rreth këngës së zgjedhur nga vogëlushja, komentoi: “Një vajzë kaq e re si ti, dhe këndon më kaq intensitet dhe më kaq ndjenjë, kjo është diçka madhështore. Rrallë kam dëgjuar një zë si i yti”, ka thënë ai.
 
Pas lëvdatave të shumta, Aulona mori tri herë “po” nga juria dhe një yll. Pos Aulonës, deri më tani paraqitje të bukur kanë bërë edhe vëllezërit Keça, të cilët javë më parë u prezantuan me një vallëzim interesant dhe vazhduan garën.

 

 

 

 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama