Vizita e ministrit grek Kotzias camet ne proteste Te hiqet ligji i luftes!

Vizita e ministrit grek Kotzias, çamët në protestë: Të hiqet ligji i luftës!

Përfaqësues të shoqatës Çamëria po protestojnë sot përpara Ministrisë së Jashtme, me rastin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Protestuesit kërkojnë nga shteti grek njohjen e të drejtave të çamëve dhe heqjen e ligjit të luftës.

Shpëtim idrizi, kryetari i PDIU-së, tha se "ka ardhur koha që të ndahen gjërat: Shqipëria është vend mik apo armik për Greqinë. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog."

Protestuesit kanë bllokuar prej disa orësh rrugën përpara Ministrisë së Jashtme dhe mësohet se ka pasur përplasje me policinë.

Ministri Bushati bisedoi me Zotin idrizi, por asnjëri prej tyre nuk dha deklaratë për mediat pas bisedimeve.

Tani pritet të fillojë takimi me dy ministrave të Jashtëm Bushati e Kotzias.

Deri më tani dihet se ministri grek ka në axhendë dy tema kryesore për të biseduar me ministrin Bushati: kufirin detar dhe grekët që kanë humbur jetën gjatë luftës në Shqipëri. Ndërsa ministri Bushati do të kërkojë diskutimin e çështjes se Luftës së dytë Botërore dhe çështjen çame.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama