Vizita e Kryeministrit Rama ne Turqi Permbledhje

Vizita e Kryeministrit Rama në Turqi  Përmbledhje

Prej mbrëmjes së djeshme, Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, bashkë me ministrin Ahmetaj e deputetin Fino.

Pavarësisht se vizita ishte parashikuar përpara sulmit terrorist të ndodhur dje, ky i fundit u kthye në temën kryesore të bisedimeve mes Zotin Rama, Presidentit turk Erdogan dhe Kryeministrit turk Yildirim.

Gjatë takimit me Presidentin Erdogan, Kryeministri Rama shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe mbështetjen e Shqipërisë për Turqinë në këto momente të vështira.

Ndërsa pas takimit me Kryeministrn Yildirim, dy kryeministrat mbajtën një konferecë të përbashkët për shtyp. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama deklaroi se "qeveria shqiptare do të përkrahë qeverinë turke në luftën kundër murtajës terroriste që vret dhe gjakos në emër të një zoti, që vetëm me Zotin dhe me porositë e profetëve nuk ka asnjë lidhje."

Për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ç'ka ishte dhe tema kryesore e vizitës, Kryeministri Rama u shpreh:

Kryeministri Rama, gjatë ditës, kreu dhe homazhe në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut.

Nesër, Kryeministri Rama do të pritet nga Kryetari i Parlamentit turk Ismail Kahraman.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama