Në fakt e gjithë kjo histori ka qenë një eksperiment që ka dashur të bëjë gazeta Washington Post dhe violinisti i famshëm ka qenë shumë i gatshëm për të marrë pjesë në të.
Ai ka luajtur për rreth treçerek ore dhe ka arritur të grumbullojë vetëm 32 dollarë plus 20 dollarë që i kishte lënë një grua që e kishte njohur violinistin e njohur. Joshua Bell, fitues i dy çmimeve Grammy, që luante pjesë nga Bach, Schubert e Massenet nuk ka hezituar të përdorë një violinë Stradivarius të vitit 1713, që kushton rreth tre milionë dollarë. Qëllimi i këtij eksperimenti ishte që të vërtetohej nëse njerëzit arrijnë të njohin një talent të vërtetë kur ai është i panjohur. Dhe në fakt u deshën vetëm një palë xhinse dhe një kosh plehrash pranë vendit ku luante, që njerëzit të mos e njihnin Joshua Bell.
Marre nga : Gazeta Shekulli











