Anulimi i Lotarise Amerikane nisma e Trump shkon ne Kongres

Anulimi i Lotarise Amerikane, nisma e Trump shkon ne Kongres

Një ditë më parë presidenti amerikan dha një deklaratë të fortë kundër programit të Lotarisë Amerikane DV Lottery. Trump ka kërkuar anulimin e programit me pretendimin se ka sjellë terroristë në SHBA. “Terroristët vijnë në vendin tonë nga e ashtuquajtura “Diversity Visa Lottery Program”, shkruan Trump.

 

Ndërkohë mësohet se në Kongres ka mbërritur nisma konkrete për rishikimin e programit. Anulimi i Lotarisë kundërshtohet nga demokratët që krijuan programin por ata janë pakicë në Kongres dhe Senat.

 

Tashmë mbetet vetëm të presim se si do të vendosë legjislativi amerikan lidhur me programin në fjalë që nëse do të anulohej do të vriste shpresën e miliona njerëzve, përfshirë edhe shumë shqiptarëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama