Video Deshmia e doganierit Ja kush po e ben kontrabanden

Video: Deshmia e doganierit: Ja kush po e ben kontrabanden

Inspektori i Anti-Kontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës, Ilir Çela, tregoi në një intrevistë dhënë për gazetarin Basir Çollaku dhe të transmetuar në emisionin “Opinion” se, si bëhet kontrabanda e mallrave në dogana me dijeninë e zyrtarëve.

Ai rrëfen se si doganierë e subjekte të ndryshme bëjnë kontrabandë në dogana.

Si kalojnë maunet me cigare, e mallra të tjerë me akcizë, si ndryshojnë dokumentacionet shoqërues të mallit nga doganat greke në atë shqiptare, si u zhduk kontenieri në doganën e Tiranës që kontrollohej nga “Croën Agents”.

Shtimi i kontrabandës me ndërrimin e titullarëve dhe inspektimet selektive, sipas Çelës, duke favorizuar subjekte të ndryshme.

Ai tregon gjithashtu në video-dëshminë e dytë edhe emrat e kryedoganierëve të përfshirë në favorizimin e kontrabandës.

Një tjetër e akuzë e fortë e bërë nga Ilir Çela, ish-inspektor i Antikontrabandës në Dogana ka qenë edhe ajo e futjes së 2 mijë telefonave celularë pa u regjistruar në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama