Veliaj ne Berzhite shpalos programin per fshatrat e komunes

Veliaj ne Berzhite, shpalos programin per fshatrat e komunes

Nga Bërzhita, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, shpalosi programin e tij për këtë zonë, e cila sipas tij, ka mungesa të shumta në transportin publik dhe në infrastrukturë.

“Mbulimi i Bërzhitës me linja transporti publik; Rikonstruktojmë digën e Skurranës për të furnizuar me ujë për vaditje fshatrat Ibë e Poshtme, Pëllumbas, Dobresh dhe Bërzhitë; Pastrimi i kanaleve vaditëse në Kllojkë dhe Pëllumbas; Përfundimi i ujësjellësit në Ibë të Sipërme dhe në Dobresh; Përfundimi i rrugës Pashkashesh-Kllojkë; Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Mihajas; Ndërtimi i një Qendre Shëndetësore në Mihajas; Hapja e rrugës 3.5 km që lidh fshatrat Mihajas-Lugë-Shalqizë-Kus me rrugën nacionale”, tha Veliaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama