Veliaj i pandalshem ne Tirane kalon 20 mije vota me shume se Kosova

Veliaj i pandalshem ne Tirane, kalon 20 mije vota me shume se Kosova

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj thellon fitoren e tij. Kur janë numëruar gati gjysmat e kutive të votimit, diferenca me kandidatin më të afërt, Halim Kosova, ka shkuar në mbi 20 mijë vota. Më konkretisht kur janë numëruar 389 kuti nga 864 të tilla, Erion Veliaj ka siguruar 72546 vota ose thënë ndryshe 53.73 % të tyre, kundrejt 52301 votave apo 38.73 % që ka marrë konkurenti kryesor i opozitës në këtë garë, Halim Kosova.

Shifra këto që jo vetëm hipotekojnë fitoren e Veliajt në Tiranë, por që tregojnë për një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët e Tiranës. Vlen të theksohet në këtë rast se kjo diferencë është krijuar kur janë numëruar kryesisht kuti që i përkasin njësive që janë njohur si bastione të së djathtës, siç është njësia 8, që njihet edhe si lagja e kryebashkiakut aktual të Tiranës, njëherësh edhe kryetar i opozitës, Lulëzim Basha.

Ndaj duke marrë parasysh këtë gjë, por edhe faktin se në disa nga njësitë e njohura të majta, siç është edhe Njësia 5, procesi i numërimit është në fillimet e veta, atëherë pritet që kjo diferencë të thellohet në një raport edhe më të madh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama