Veliaj fiton ne lagjen e Bashes

Veliaj fiton ne lagjen e Bashes

Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj, arrin të mund kundërshtarin e tij të djathtë pikërisht në lagjen e liderit demokrat, Lulzim Basha. Edi Rama humbi në këtë zonë me 650 vota në zgjedhjet e fundit, kurse tani Veliaj duket se do të ketë një rezultat të ndryshëm.

Mësohet se, në minutat e fundit kandidati i majtë ka kaluar 79 vota para në numërimin e kutive të njësisë tetë, një nga “kështjellat” elektorale historike të së djathtës në Tiranë.

10:48 - Thellohet diferenca mes dy kandidatëve kryesor për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Sipas përditësimit të fundit të orës 10:48 të ditës të sotme, flitet për një shkëputje të ndjeshme të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj.

Pas numërimit të votave të 237 qendrave të votimit nga 864 në total, Veliaj kryeson me 14,568 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.

Kandidati i ASHE-së ka marrë 53.65% të votave, ndërsa Halim Kosova 38.71% të votave. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.35% të votave, Sazan Guri 1.15%, Arban Tafaj 0.86% dhe Dhimitër Muslia 0.28% të votave.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama