Tre shfaqje ne hollin e TKOB

Tre shfaqje ne hollin e TKOB
Në hollin e TKOB në datën 16 nëntor, ora 19:00, do të jepet koncerti "Kamer Duo" me pianisten Ingrid Pulizo dhe baritonin Solen Alla. Kurse më 17 nëntor, ora 19:00, do të jepet koncerti i titulluar "Kënget e Tiranës" me krijime muzikore dhe koreografike të traditës së qytetit.

Ky koncert organizohet me pjesëmarrjen e solistëve më të mirë të Ansamblit Popullor. Në datën 18 nëntor në orën 19:00, Ansambli Kontemporan nga Sllovenia do të shfaqë: "Romanca Vokale me tekste të nënë Terezës" me krijimtari të kompozitorëve sllovenë e kosovarë. Marrin pjesë: Pija Brodnik, soprano; Tim Ribič, tenor; Metka Unuk, piano; Metka Žižek, piano; Bojan Maroševič, moderator.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama