Plot 33 milionë dollarë në një vit, është fitimi më i madh i derisotëm i shënuar për topmodelet në botë. Kjo shifër e kapur nga topmodelja braziliane, Gizel Bunshen, është përmendur në raportin përkatës të nxjerrë nga revista Forbes lidhur me topmodelet më të paguara të botës për monentin. Ish-e fejuara e aktorit Leonardo di Kaprio, e cila ka shërbyer edhe si modele për linjën e intimeve “Victoria’s Secret”, ajo është më e kërkuara për momentin si modele në tërë botën. Ajo, 6 milion dollarë i ka fituar vetëm përmes emrit të një linje çorapesh braziliane, ndërsa 5 milionë dollarë nga linja “Victoria’s Secret”. Kjo shifër astronomike, e ndan atë nga vendi i dytë i listës, që e zë topmodelja tjeter Keit Mos, e cila ka arritur të çojë në shtëpi vitin e kaluar vetëm 9 milionë dollarë.
Një shumë e madhe, por gjithsesi, inferiore në krahasim me atë të vendit të parë. Në vendin e tretë të topmodeleve më të paguara, renditet gjermania Haidi Klum, gruaja e këngëtarit Seal me një fitim vjetor prej 8 milion dollarë. Ndërsa me shumën e fitimit vjetor prej 6 milionë dollarësh, nditen në listën e topmodeleve më të paguara, dy emrat e tjerë Adriana Lima dhe Aleksandra Ambrozio. Por gjithsësi, duhet thënë se bota e topmodeleve nuk ëhstë vetëm para dhe karrierë, por është e mbushur edhe me shumë histori droge dhe seksi. Zakonisht, një modele e mirë e cila punon gjatë gjithë kohës, nuk mund të fitojë më shumë se 200 mijë dollarë në një sezon. Por ka shumë mundësi që në fund të stinës, emri i saj të zhduket dhe të harrohet nga pasarelat më të famshme. Ndërkaql turma të tëra vajzash mbushin pasarekat e Nju-Jorkut, Parisit dhe Milanos në sezone mode vetëm për 180 euro në orë dhe duke sfiluar deri në 70 herë gjatë javës.
Marre nga : Koha Jone











