Tito i premtoi Enver Hoxhes se do ti rikthente Kosoven

Tito i premtoi Enver Hoxhes se do t'i rikthente Kosoven

Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, i ka premtuar Enver Hoxhës në vitin 1946 se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav. Gazeta serbe “Pravda” shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit (sipas serbëve Metohija), por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën intervista e Titos për agjencinë amerikane “Associated Press” (1945-46), ku ish-udhëheqësi jugosllav tha hapur se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë.

“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, tha Tito për “Associated Press”.

“Kreu i shtetit shqiptar Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara” , shkruan më tej gazeta serbe. Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardeli, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë dhe në ish BRSS, i kishte thënë Stalinit që Kosova do t’i ‘jepet’ Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama