Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erjon Veliaj kryeson me me 53.4 për qind të votave, i pasuar nga kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Halim Kosova, i cili ka siguruar 38.7 për qind të votave. Sipas rezultateve paraprake kur janë numëruar 223 nga 864 qendra votimi, Veliaj ka siguruar 40831 vota, ndërsa Kosova 29603 vota.
I treti në listë është kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, i cili ka marrë 5.6 % të votave, e përkthyer në 4254 vota në total. Xhelal Mziu kryeson në Kamzë, duke marrë 52 për qind të votave ndërsa kandidati i ASHE-së Safet Gjici ka siguruar 48 për qind të votave.