Tirana Veliaj perballe Kosoves

Tirana, Veliaj perballe Kosoves

Halim Kosova do të jetë kandidati i Partisë Demokratike që do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ndërsa Erjon Veliaj u konfirmua si kandidati i Partisë Socialste. PS-ja dhe PD-ja kanë zgjedhur gati të njëjtën kohë për të prezantuar kandidatët e tyre.

 

"Kemi finalizuar edhe procesin e Tiranës. Për këtë do të flasim edhe më gjatë. Por shkurtimisht kandidati ynë për Tiranën do të jetë Erion Veliaj", tha kreu i PS-së Edi Rama në një dalje të shkurtër për mediat pas takimit që ka zhvilluar me deputetët e PS-së në ambientet e selisë rozë.

 

Halim Kasova nuk është prezantuar në selinë e Partisë Demokratike, por tek lulishtja përballë Muzeut Kombëtar.

 

Halim Kosova u përfshi në listën e demokratëve në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke u zgjedhur deputetet në parlamentin e Shqipërisë.

 

Muajt e fundit të mandatit të qeverisë Berisha, Halim Kosova mbajti postin e ministrit të Shëndetësisë ndërsa për shumë vite ishte drejtor i spitalit “Mbretërsha Geraldinë”.

 

Në fjalën e tij Kosova falënderoi kreun e PD-së Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike për besimin ndaj figurës së tij për bashkinë e Tiranës.

 

Ai tha se çdo njeri që ka mundësi të kontribuojë për familjen dhe shoqërinë, duhet të përveshë mëngët, ndërsa shtoi se nuk do ta braktisë profesionin e tij si mjek.

 

“ Nuk është se jam njeri që nuk e di sa punë duhet për ndryshimin. Vij nga sektori i shëndetësisë, një sektor që është human, kam pasur mundësi ta demonstroj sa herë më është dhënë rasti. Nuk është se po e braktis, sepse edhe Tirana në vetvete ka sistemin shëndetësor brenda. Mbështetja që kam pasur këto ditë nuk është tjetër veçse një detyrim i madh i jashtëzakonshëm.

 

Dhe sapo mu komunikua, sapo filluan dhimbjet për të lindur lajmi i shëndetshëm që sapo doli në pah, mua si gjithmonë mu prish gjumi si në të tilla raste. Dhe duke u përpëlitur në orën 03:00 të mëngjesit, bashkëshortja më tha: Po ti çfarë ke? I thashë: ‘Paske qenë e thënë që në këtë dynja të mos fle njëherë rehat!’

 

Megjithatë e pranoj me shumë kënaqësi sepse në fund të fundit do sakrifikojë një grup njerëzish për t’i shërbyer një popullate e cila ka nevojë akoma më shumë për të shkuar aty ku duhet. Unë ju falënderoj të gjithëve dhe nuk jam shumë i fjalëve, sesa jam i punës”, tha ai.

 

Basha: Kosovën e zgjodhi populli

 

Gjatë prezantimit të Kosovës, Basha tha Kosova është figura që përfaqëson zërin e qytetarëve. Ai tha se “doktor Halimin e zgjodhën qytetarët”.

 

“Është momenti i qytetarëve. Ne vetëm njoftuam se në këtë orë do të ishim  këtu në zemër të kryeqytetit dhe qytetarët kanë ardhur për t’iu bashkangjitur një ngjarje me rëndësi për jetën e tyre, për të sotmen dhe të nesërmen e tyre. Unë jam kryetari i bashkisë në detyrë dhe kryetari i PD, por sot kam një nder të veçantë që tejkalon të dy këto detyra sepse i jap sot një ndjenje konsensusi të përgjithshëm që ka rrokur të madh dhe të vogël, të djathtë dhe të majtë, të një entuziazmi që ka kaluar kufijtë e Tiranës, një entuziazëm kombëtar.

 

Kam ardhur këtu në prani të figurave të nderuara të qytetit tonë me një pjesë prej të cilave sapo pimë një kafe miqësore për të njoftuar një vendim që nuk i takon vetëm PD-së, por që buçet fuqishëm nga zëri i mijëra qytetarëve të Tiranës që me zërin e tyre kanë vendosur t’i besojnë qytetin e tyre një përqasje, një përkushtimi të ri që vjen duke zgjedhur një mjek, jo politikan.

 

Një njeri që u ka shërbyer qytetarëve, njerëzve në nevojë si mjek përmasat e të cilit sfidojnë çdo fjalë. Dhe që tani bëhet gati tu shërbejë si kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës. ‘Duam një mjek dhe jo politikan’, thotë zëri i qytetarëve. Unë i pari dua ta respektoj duke ofruar njeriun e ndershëm dhe menaxherin e sprovuar, i cili luftoi korrupsionin  kudo dhe që promovoi vlerat duke luftuar klientelizimin dhe horrllëqet. Por mbi të gjitha vijmë tek ju me njeriun që e do Tiranën”, tha Basha.

 

 

17:27 - Partia Demokratike ka ndryshuar vendin ku do të prezantojë dhe do të bëjë zyrtar kandidatin për bashkinë e Tiranës.

 

Prezantimi i kandidaturës nga Lulzim Basha do të bëhet tek lulishtja përballë Muezut Historik Kombëtar në orën 17:30.

 

Sa i përket emrit, me shumë gjasa ai do të jetë deputeti Halim Kosova, i cili sipas medieve ka fituar në sondazhet e brendshme të selisë blu.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama