The Economist Schengen drejt shperberjes BE ne telashe

'The Economist': Schengen drejt shperberjes, BE ne telashe

Prestigjiozia britanike "The Economist" shkruan se një projekt i madh evropian është drejt shkatërrimit dhe nuk e ka fjalën për Eurozonën, por për marrëveshjen Schengen ndërmjet 26 vendeve evropiane, për eleminimin e kontrollit të kufijve ndërshtetërorë.

Në sajë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët e vendeve europiane përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga mundësia e tyre që të lëvizin lirisht ndërmjet vendeve. Mirëpo vala e emigrantëve që synon të depërtojë në kontinent paraqet ngarkesë kryesisht në vendet jugore, që duhet të shpërndahet në mënyrë më të barabartë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë vetë Schengen-i mund të shthurret, shkruan "The Economist".

Pavarësisht nëse kërkojnë strehim apo jo nga persekutimi ose mundësi më të mira ekonomike, emigrantët ilegalë  janë të etur për të hyrë në vendet më të pasura evropiane, ato veriore. Shumë emigrantë nisen direkt në këto vende, shpeshherë me avionë, viza të rregullta, por qëndrojnë edhe kur u mbaron viza.

Megjithatë, gjeografia ekonomike e emigrimit thotë se më së shumti udhëtimet nga deti dhe toka janë nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Takimi i parë i anijeve të tyre të mbingarkuara në mënyrë tejet të rrezikshme me Evropën perëndimore, është në periferi të kontinentit, me ishujt e Mesdheut, siç janë Lampedusa dhe Malta, për ata që lundrojnë nga Afrika. Për ata që lundrojnë nga Siria dhe më gjerë, takimi i parë është në kufirin lindor të Greqisë me Turqinë.

Rreziku që e marrin këta udhëtarë është tejet i madh. Sipas raportit aktual të organizatës "Amnesty International", së paku 23 mijë emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Evropë, që nga viti 2000. Numri i viktimave po rritet edhe në sajë të konflikteve në Siri, Irak, Libi. Ky vit duket se është më i keqi në dekada përsa i përket numrit të arritjeve ilegale në Evropë.

Nga janari e deri në korrik, afro 100 mijë imigrantë pa dokumente e kanë kaluar Mesdheun dhe kanë arritur në Itali. Ky numër tashmë është shumë më i madh se ai i regjistruar në vitin 2011.

Në periudhën e njëjtë, numri i imigrantëve ilegalë, të arrestuar nga autoritetet greke, në kufi me Turqinë, është rritur me 143%. Kjo paraqet barrë të madhe në shtetet që gjeografikisht janë në linjën e parë. Italia i shpenzon 9 milionë euro në muaj për operacionin, Mare Nostrum, mision i kërkim-shpëtimit në Mesdhe, i prezantuar në tetor të vitit 2013, në përgjigje të fundosjes së 360 imigrantëve në Lampedusa. Anijet patrolluese italiane kanë mbledhur afro 5 mijë njerëz vetëm gjatë një fundjave në muajin qershor. Në Spanjë janë mbledhur më se 1200 vetë për dy ditë, në fillim të kësaj jave. Malta ka më shumë azilkërkues për numër banorësh krahasuar me çdo vend tjetër të pasur në botë.

Përgjigja e evropianëve veriorë është ajo e ngritjes së supeve. Kërkesa e Italisë për ndihmë për operacionin Mare Nostrum, nuk ka arritur askund. Greqia i ka shpenzuar 63 milionë euro në vitin 2013 për t’i parandaluar imigrantët ilegalë, ndërsa vetëm 3 milionë euro kanë ardhur nga agjencitë kufitare evropiane.

Marrëveshja Schengen thekson përgjegjësinë e shteteve bregdetare. Rregullorja e Dublinit, themel i Schengenit, thotë se vendet e para të BE-së, ku arrin emigranti, që i ka dhënë gjurmët e gishtërinjve ose e ka bërë një kërkesë për azil, janë përgjegjëse për kërkesën për azil. Nëse imigranti së pari ka hyrë në Greqi, atëherë ai është problem i Greqisë, shkruan gazeta e përjavshme britanike.

Cecilia Malmstrom, politikane suedeze, komisionare e brendshme e Bashkimit Evropian, e ka shtruar problemin e “çelësit të shpërdarjes” në mënyrë që vendet që kanë pak azilkërkues, si Polonia, të marrin më shumë persona të tillë. Një tjetër opsion do të ishte shpërndarja e emigrantëve në mesin e shteteve në raport të drejtë me popullsinë e tyre. Kjo nuk do të ishte gjë e mirë për shumë vende të Schengenit. Por logjika e lëvizjes së lirë të njerëzve është e tillë që sa më të hapur të jenë kufijtë e brendshëm, aq më ashpër duhet të menaxhohen kufijtë e jashtëm.  Kjo barrë duhet të jetë e përbashkët dhe jo të shmanget, shkruan në fund të editorialit "The Economist".Prestigjiozia britanike "The Economist" shkruan se një projekt i madh evropian është drejt shkatërrimit dhe nuk e ka fjalën për Eurozonën, por për marrëveshjen Schengen ndërmjet 26 vendeve evropiane, për eleminimin e kontrollit të kufijve ndërshtetërorë.

Në sajë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët e vendeve europiane përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga mundësia e tyre që të lëvizin lirisht ndërmjet vendeve. Mirëpo vala e emigrantëve që synon të depërtojë në kontinent paraqet ngarkesë kryesisht në vendet jugore, që duhet të shpërndahet në mënyrë më të barabartë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë vetë Schengen-i mund të shthurret, shkruan "The Economist".

Pavarësisht nëse kërkojnë strehim apo jo nga persekutimi ose mundësi më të mira ekonomike, emigrantët ilegalë  janë të etur për të hyrë në vendet më të pasura evropiane, ato veriore. Shumë emigrantë nisen direkt në këto vende, shpeshherë me avionë, viza të rregullta, por qëndrojnë edhe kur u mbaron viza.

Megjithatë, gjeografia ekonomike e emigrimit thotë se më së shumti udhëtimet nga deti dhe toka janë nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Takimi i parë i anijeve të tyre të mbingarkuara në mënyrë tejet të rrezikshme me Evropën perëndimore, është në periferi të kontinentit, me ishujt e Mesdheut, siç janë Lampedusa dhe Malta, për ata që lundrojnë nga Afrika. Për ata që lundrojnë nga Siria dhe më gjerë, takimi i parë është në kufirin lindor të Greqisë me Turqinë.

Rreziku që e marrin këta udhëtarë është tejet i madh. Sipas raportit aktual të organizatës "Amnesty International", së paku 23 mijë emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Evropë, që nga viti 2000. Numri i viktimave po rritet edhe në sajë të konflikteve në Siri, Irak, Libi. Ky vit duket se është më i keqi në dekada përsa i përket numrit të arritjeve ilegale në Evropë.

Nga janari e deri në korrik, afro 100 mijë imigrantë pa dokumente e kanë kaluar Mesdheun dhe kanë arritur në Itali. Ky numër tashmë është shumë më i madh se ai i regjistruar në vitin 2011.

Në periudhën e njëjtë, numri i imigrantëve ilegalë, të arrestuar nga autoritetet greke, në kufi me Turqinë, është rritur me 143%. Kjo paraqet barrë të madhe në shtetet që gjeografikisht janë në linjën e parë. Italia i shpenzon 9 milionë euro në muaj për operacionin, Mare Nostrum, mision i kërkim-shpëtimit në Mesdhe, i prezantuar në tetor të vitit 2013, në përgjigje të fundosjes së 360 imigrantëve në Lampedusa. Anijet patrolluese italiane kanë mbledhur afro 5 mijë njerëz vetëm gjatë një fundjave në muajin qershor. Në Spanjë janë mbledhur më se 1200 vetë për dy ditë, në fillim të kësaj jave. Malta ka më shumë azilkërkues për numër banorësh krahasuar me çdo vend tjetër të pasur në botë.

Përgjigja e evropianëve veriorë është ajo e ngritjes së supeve. Kërkesa e Italisë për ndihmë për operacionin Mare Nostrum, nuk ka arritur askund. Greqia i ka shpenzuar 63 milionë euro në vitin 2013 për t’i parandaluar imigrantët ilegalë, ndërsa vetëm 3 milionë euro kanë ardhur nga agjencitë kufitare evropiane.

Marrëveshja Schengen thekson përgjegjësinë e shteteve bregdetare. Rregullorja e Dublinit, themel i Schengenit, thotë se vendet e para të BE-së, ku arrin emigranti, që i ka dhënë gjurmët e gishtërinjve ose e ka bërë një kërkesë për azil, janë përgjegjëse për kërkesën për azil. Nëse imigranti së pari ka hyrë në Greqi, atëherë ai është problem i Greqisë, shkruan gazeta e përjavshme britanike.

Cecilia Malmstrom, politikane suedeze, komisionare e brendshme e Bashkimit Evropian, e ka shtruar problemin e “çelësit të shpërdarjes” në mënyrë që vendet që kanë pak azilkërkues, si Polonia, të marrin më shumë persona të tillë. Një tjetër opsion do të ishte shpërndarja e emigrantëve në mesin e shteteve në raport të drejtë me popullsinë e tyre. Kjo nuk do të ishte gjë e mirë për shumë vende të Schengenit. Por logjika e lëvizjes së lirë të njerëzve është e tillë që sa më të hapur të jenë kufijtë e brendshëm, aq më ashpër duhet të menaxhohen kufijtë e jashtëm.  Kjo barrë duhet të jetë e përbashkët dhe jo të shmanget, shkruan në fund të editorialit "The Economist".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama