Nje zhurme e pazakonte prishi fundjaven e shkuar qetesine e sheshit mbrapa Pallatit te Kongreseve. Fletushkat e ngjitura per dite te tera mureve dhe pemeve ne rruget e shumta te Tiranes, ne te cilat paralajmerohej nje aktivitet rinor, duket se e kishin bere efektin. Nje e ashtuquajtur ‘kinema alternative’, u mundua te mblidhte per here te pare, fare prane qendres se kryeqytetit, artiste te rinj; regjisore te sapodiplomuar, aktore e studente, per te dhene per te here te pare nje spektakel “alla rinor”. Qe si asnjehere tjeter, nuk kishte te bente as me televizionin dhe as me festivalin e filmit. Nuk ishte as nje shfaqje mirefilli teatrore e as promovim i nje filmi te ri. Pa sponsor dhe pa artiste njohur. Pa tapet te kuq e mbi te gjitha, krejt larg zhurmes mediatike. Me shume se asgje tjeter ajo qe te shtunen e shkuar u pagezua me emrin “Mendo pozitiv” ishte nje show sfidant pas se cilit “fshihej” vetem nje aktore e re. Nje prej te shumtave qe, pasi kane marre kartonin e diplomes ne Akademine e Arteve ne Tirane, enden neper qarqet e “kopsitura” te artisteve me emer, per te gjetur nje mundesi. Nje dere te hapur nga e cila mund te kalojne ne boten e artit. Asaj te ciles beson se i perket. Kjo sipermarrje, sepse asgje e re nuk duket ende nga fronti i aktoreve te rinj qe cdo vit lene pas auditoret e shkolles se artit shqiptar.
Deri me tani asnje lajm i mire, njoftim apo ftese nuk e ka prishur as rutinen e diteve te zakonshme te Ermela Telit, nje prej aktoreve te reja, e dale dy vjet me pare nga dega e aktrimit. Edhe pse vajza e pergjedhur per disa role ne filma dhe drama ne Teatrin Kombetar e ka kaluar me kohe cakun e pare. E ka marre provimin e nje roli te pare, e madje ka provuar edhe nje cmim festivali, packa se larg kufijve te Shqiperise. Ermela eshte nje prej aktoreve te shumta qe pak dite me pare provoi te bente dicka ndryshe. Te ftonte koleget e saj ne nje spektakel te organizuar jo pa lodhje, ne menyre qe t’u bente me dije “atyre te vjeterve” qe edhe ata ekzistojne. Te hidhte nje gur ne xhamat e trashe te tradites se vjeter tashme ne Teatrin Kombetar ku aktoret e rinj zgjidhen me te njohur, ose ne rastin me te mire me pak fat. Ermela kete here beri zhurme, edhe pse tentativa e saj e pare, ashtu si edhe e shume te tjereve, duket se do te shkoje kot.
Ne palestren studentore perballe stadiumit “Qemal Stafa”, kete fundjave u shfaqen videot amatore te disa artisteve te rinj. Ne nje vidoeprojeksion gjigand, filmi i Fatmir Kocit, “Tirana viti 0” u shfaq e u rishfaq disa here. Nen ritmin e rrymave te ndryshme muzikore, te rinj te kryeqytetit u ftuan te njihnin autoret e rinj te shume filmave me metrazh te shkurter e dokumentareve qe deri me sot nuk e kane pare driten e transmetimit. U be “pak” zhurme, qe per fat te keq u mbyt pa filluar ende mire. “Organizova nje kinema alternative, me muzike dhe videot e artisteve te rinj”, tregon Ermela. “Edhe pse pa asnje perkrahje, kjo ishte e vetmja menyre qe te terhiqnim vemendjen e njerezve. T’u tregonim atyre se ekzistojme edhe ne. T’u benim me dije te rinjve te kryeqytetit, qe ka edhe festa te tilla, pa lajthitje e droge. Ishte nje menyre qe pervecse nje spektakel, u kthye ne tentative per promovim, me ne fund, te artisteve e regjisoreve te rinj, qe deri me sot nuk u eshte dhene asnje mundesi”. Nje reagim qe lindi natyrshem menjehere pas edicionit te 12-te te Festivalit te Filmit. Ne te cilin pertej shkelqimit te rikthimit te gares se prodhimeve kinematografike pas gjashte vitesh, nuk u tha asnje fjale per rolet e aktoreve te rinj. Nuk u nominua asnje emer i panjohur deri atehere dhe nuk pati madje asnje cmim per nje rol joprotagonist. “Te pakten te behej ndonje koment per paraqitjen e aktoreve te rinj, sepse Festivali i Filmit ishte nje mundesi e mire per te bere dicka te tille. Le te mos jepnin cmime. Le te benin te pakten disa certifikata qe edhe ne te rinjte ta ndienim veten te vleresuar. Nuk arrij te gjej nje arsye. Keta emrat e njohur te artit kane frike nga ne? Mendoj se ne kemi nevoje per brezin e vjeter, por edhe ata kane nevoje per ne. Prandaj le te bashkepunojme”.
Por nderkaq, vete Ermela eshte nder ata te rinj qe nuk ka pse te ankohet aq shume. Aktorja 24-vjecare, ndryshe nga shume kolege te saj, e ka provuar me kohe shijen e nje roli te pare. Ajo eshte zgjedhur pese vite te shkuara nga regjisori Fatmir Koci per rolin e Klares ne filmin “Tirana viti 0”. Ndersa pak vite me vone Edmond Budina e pranoi ne filmin e realizuar ne Itali, “Letra ere”. Skenen e Teatrit Kombetar, vajza nga Tirana e provoi vetem nje vit me pare ne dramen “Pjata prej druri” me regji te Gezim Kames, nderkaq vetem pak muaj te shkuar u vu perkrah Ndricim Xhepes ne filmin e regjisores greke Angeliki Antoniu, “Eduard”. Por duket se kaq nuk mjafton per te, perderisa as cmimi i “Aktores me te mire joprotagoniste” ne Festivalin e Teatrove ne Maqedoni, nje vit me pare, nuk e ndihmoi te “fuste kembet” aty ku sunonte qe prej kohes kur u diplomua: Ne Teatrin Kombetar. “Ish-drejtori Kico Londo para disa kohesh me premtoi duke me thene se kishte ardhur koha qe une te isha pjese e organikes se teatrit, por asgje nuk ndodhi”, tregon per perpjekjen e saj te pare Ermela.
“Ndersa drejtori i ri nuk eshte ndjere, edhe pse jam e sigurte se e di mire se cilet prej aktoreve te dale nga Akademia jane aktivizuar ne shfaqje dhe filma te ndryshem. Sepse une nuk jam e vetmja qe kerkoj te jem pjese e Teatrit Kombetar. Por edhe nuk do te preferoja kurre te lutesha per nje vend pune. Nuk do te ndihesha nje aktore profesioniste nese do me duhej ta beja nje gje te tille”. Nje menyre qe me sa duket nuk e kane zgjedhur as koleget e tjere te Ermeles. Te pakten ata qe u diplomuan njeheresh me te ne Akadamine e Arteve dy vjet me pare. Nga 16 studentet e aktrimit te dale atehere, deri tani vetem Julian Deda eshte pare ne varietene “Portokalli” ne Top-Channel, dhe Ermela ne disa filma sporadike. Te tjeret kane humbur ashtu si edhe shume breza te tjere para dhe pas te diplomuarve te vitit 2004. Nje fature, qe te pakten Klara e filmit te njohur te Fatmir Kocit ia adreson Teatrit Kombetar dhe vetem atij. “Teatri nuk eshte treguar asnjehere aktiv me te rinjte”, shton ajo, pa e fshehur deshiren qe projektin e kinemase alternative qe e provoi te shtunen, ta vazhdoje serish pas pak muajsh. “Uroj qe drejtuesit e tij te kene argumenta bindes kur thone se “nuk ka vende te lira”. Sepse kjo nuk mund te jete e vetmja arsye”.
Por nderkaq, ne listen e justifikimeve per ate qe po ndodh sot me Akademine e Arteve dhe produktin e saj, shtohen edhe shume arsye te tjera pervec asaj qe ne te vetmin teater qe ka Tirana vertete nuk ka vende. Ne loje futet perzgjedhja e vete regjisoreve e protagonisteve te shfaqjeve te ndryshme, (shumekush nuk pranon te rrezikoje me te rinj) apo vete aftesia e te ketyre te fundit per t’u perballur me profesionalizmin e me te vjeterve. Ne kinematografi, aq filma sa prodhohen ne Shqiperi, nuk arrijne t’i plotesojne kerkesat e te gjitheve, nderkohe qe distribuimi i dobet, sado te bukur, e le ne hije interpretimin e nje aktori te ri. Pa folur me pas per “moden” qe i ka mberthyer te gjithe keto vitet e fundit: Ja ne Tirane, ja s’ka. Sepse, ne kohen kur Teatri Kombetar e ka organiken plot, te tjeret ne qytete te ndryshme vuajne pikerisht per aktore te rinj.
“Nuk mund te punojne te gjithe ne Teatrin Kombetar”, fillon shpjegimin e tij drejtori aktual Armando Bora. “Le te mos harrojme qe ne Durres ka vetem tre aktore, ndersa ne Elbasan nuk ka asnje aktore femer. Po marr keto shembuj qe jane afer Tiranes, por e njejta situate mbetet edhe per qytete te tjera si Vlora apo Korca. Pse te gjithe e kerkojne zgjidhjen ketu? Ne Teatrin Kombetar ka aktore te moshave dhe brezave te ndryshem, ashtu sic i takon te kete nje teater i permasave te tilla. Njerezit duhet te punesohen dhe jo te punojne ne Teatrin Kombetar. Duhet ta meritojne vendin e tyre. Ashtu sic ndodh ne te gjitha vendet e botes, ku vetem nje pjese shume e vogel dhe e talentuar jane punonjes permanente te teatrove, ndersa pjesa tjeter punojne me projekte dhe kontrata te perkohshme”. Cka perben edhe sfiden e vete drejtorit Bora. Krejt i vetedijshem per ate qe ka ndodhur keto vite ne teater, ku rolet ne shfaqje te ndryshme fitoheshin “me mik” ose me “pak nderhyrje nga lart”, Bora i ka hedhur syte si fillim drejt e ne Akademine e Arteve. “Eshte e rendesishme te krijohet nje raport institucional me shkollen”, thote ai. “Sepse vetem keshtu mund te marrim informacion se cfare del nga ajo shkolle. Duhen perdorur skenat qe te zbulohen talentet e reja. Teatri Kombetar nuk eshte institucion social por nje institucion qe eshte ne kerkim te talenteve.
Deri me sot nuk ka pasur asnje lloj komunikimi me Akademine e Arteve. Prandaj kam propozuar qe si fillim studentet te fillojne te jene te pranishem ne provat e shfaqjve qe vihen ne skenen e teatrit e pse jo edhe pjese e tyre”. Dhe ky duket se eshte vetem fillimi. Sepse Bora nuk ka nder mend ta lere me kaq. Te pakten ky eshte premtimi qe del pas “eksperimentit” te pare qe ka bere me te vetmin vend te lire ne organiken e Teatrit Kombetar. Per here te pare ai ka provuar punesimin me kontrate te limituar, pikerisht me nje aktor te ri. “Po perpiqem te krijoj vende te lira, te cilat do te mbushen me artiste te punesuar me kontrate dhe per projekte te vecanta. Keshtu do te plotesohen kerkesat e regjisoreve per te pasur mundesi zgjedhje, por edhe do tu jepen mundesi te rinjeve qe te provojne veten. Me pas me kohe secili do ta gjeje vete vendin. Tirana ka edhe shume salla te tjera teatri ku secili mund te promovohet. Ne Shqiperi organizohen edhe festivale teatri qe gjithashtu jane nje mundesi e mire. Nuk eshte e thene qe te gjithe t’ja dalin mbane”. Por nderkohe te rinjte qe presin ne radhe shtohen. Akademia e Arteve kete vit akademik ka pranuar edhe 10 studente te tjere ne degen e regjise dhe 15 ne degen e drames. Ndersa pedagoget e tyre jane po ata aktore me emer qe ndeshen rendom ne titujt e afishuar te shfaqjeve qe pritet ne vihen ne skenen e teatrit, apo filmave qe do te shfaqen ne sallen e kinemase. Jane po ata dhe te vetmit qe mund t’ju ofojne nje shans te vertete studenteve te tyre. Sepse Ermela Teli nuk eshte e vetmja qe mundohet te beje zhurme. Se bashku me te, edhe pse ne heshtje, ka edhe shume te tjere. Te gatshem dhe ne pritje te nje ftese. Edhe pse brezi i te vjeterve vazhdon te mbetet i ftohte dhe jo shume miqesor me ta. Ose thene ndryshe krejt larg asaj shkendijes qe keta te rinj presin. “Problemi me i madh nuk eshte se kush do ta luaje rolin e Romeos sot, por kush do te interpretoje Mbretin Lir pas 20 vjetesh”, thote ish-drejtori i Teatrit Kombetar Kico Londo, duke nenkuptuar mbase efektin qe do te shkaktoje ajo qe po ndodh sot e qe do te ndihet me vone. Por Londo e ka kaluar proven e tij ne teater. Duke ia lene ne dore sfiden pasardhesit te vet. I cili nderkohe eshte vene ne kerkim te atyre artisteve qe do te meritojne te ngjiten ne skene pas nje apo dy dekadash.
Ka edhe te tjere
Ermela Teli ishte e fundmja qe provoi te bente dicka ndryshe nga brezi i saj. Por me siguri jo e para. Ajo kerkon nje vend pune ne Teatrin Kombetar dhe disa role qe beson se do t’i interpretoje bukur. Ashtu sic ka bere me ata qe i jane ofruar deri me tani. Por a eshte perfshirja ne organiken e TK, shpetimi i aktores se re? Me siguri qe jo. Sepse vetem pak muaj te shkuar, dy kolege te tjera te saj, te punesuara nderkohe ne teater provuan se kjo nuk i zgjidhte te gjitha hallet e tyre. Mund te ishe pjese e stafit te TK, por jo protagoniste ne shfaqje. Prandaj dhe Valbona Imami dhe Monika Lubonja vetem pak kohe me pare i hyne nje tjeter sfide per te siguruar nje mundesi me teper. Te lodhura nga kotesia e diteve te gjata ne institucionin ku punonin, nga pritja vanitoze per nje rol a per nje shfaqje themeluan nje kompani teatrore private me te cilen realizuan edhe shfaqjen e pare. “Duam vetem te bejme gjera te reja dhe te bukura”, u shpreh atehere Imami. “Jo gjithmone njeriu ndihet i kenaqur me ate cka ben. Punojme ne Teatrin Kombetar, por shpesh ndjejme se nuk i kemi dhene te gjitha energjite tona. Duam te kapercejme formatet e zakonshme te sezoneve artistike”. Dhe heren e pare e provuan me dramen “Rini dhe cmenduri”, ndersa me pas kompania e tyre e quajtur “Fokus” nuk e ndje me. Dhe arsyeja nuk eshte e veshtire te merret me mend. Shanset e te rinjve per t’u ngjitur ne skene jane te vogla. Qofshin keta te punesuar ne teater, me apo pa kompani private teatrore.
Alida Cenaj - Revista Klan











