Teatri per femije

Teatri per femije
Në Teatrin e Metropolit, më datë 4 dhe 5 shkurt, do të jepet shfaqja për fëmijë, "Vitaminat". Të gjithë për një një për të gjithë. Salla "Çehov" ora:10:30. Regjia: Alma Hoti Memo. Autori: Flamur Topi. Skenografia:Beqo Nanaj. Kostumet: Olta Bello. Interpretojnë aktorët: Florian Kokona, Ledio Janushi, Jona Rexha, Arber Ismali, Elisa Dyrmishi, Klaudio Gjergji, Klaus Laci. Pjesa bën fjalë për një takim të rëndësishëm që do të bëjnë vitaminat me rastin e 100 vjetorit të zbulimit të tyre. "Jeta" është ajo që vëzhgon dhe ndërhyn në mënyra të ndryshme në zhvillimin e fabulës.

Në mënyrë virtuale doktor Flamuri do të organizojë një festë ku ti mbledhë të gjithë vitaminat si dhe frutat dhe perimet ku ato ndodhen, për të bërë kështu falenderimin për vlerën dhe punën e secilës prej tyre, por njëkohësisht për të mbajtur dhe disa fjalime mbi sensibilizimin e të gjithë njerëzve sidomos fëmijëve për vlerat e vitaminave në jetën e njeriut. Lajmi për festë i gëzon të gjithë dhe kështu nisin përgatitjet. Vitaminat bashkë me frutat dhe zarzavatet fillojnë të përgatisin ambjentin. Mirëpo çdo gjë fillon të marrë jetë duke u bërë e vërtetë. Qëllimi edukativ dhe argëtues i pjesës jep mundësinë që dhe vetë fëmijët të bëhen pjesë e shfaqjes duke pasur mundësi për të ndërhyrë herë pas here me informacionin që ato kanë për ushqimet e shëndetshme.

Shumë jetë, gjallëri, muzikë dhe momente komike do të bëhen pjesë e shfaqjes përmes lojës së personazheve. Skekongrafia, do të jetë e përbërë nga materiale të levizhshme, të çmontueshme dhe të lehta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama