Te vertetat Faktet qe i dime gabim nga historia

Te vertetat: Faktet qe i dime gabim nga historia

Mitet që kanë kaluar ndër shekuj, pa u zbuluar si të pavërteta, janë të shumta. Që nga vikingët, të cilët nuk kishin brirë në helmetat e tyre, te Kolombi që nuk provoi se bota ishte e rrumbullakët, Napoleoni që nuk ishte i shkurtër, Isak Njutoni nuk u godit nga një mollë dhe te Pol Revere, i cili nuk bërtiti se po vinin britanikët.

Ky është vetëm fillimi. Historitë e mëposhtme janë bërë kaq të njohura në kulturën botërore, sa akoma i konsiderojmë si fakte, kur në fakt nuk janë.

Historitë e pavërteta

Historia e Hamletit u krijua nga Shekspiri

Ideja e një princi që planifikon të marrë hak për vdekjen e të atit nga ungji i tij, ka qenë subjekti i një legjende të vjetër indo-europiane. Në vitin 1200, një autor skandinav Saxo Grammaticus, e bëri të famshme historinë në një vepër të quajtur Vita Amlethi (Jeta e Amletit). Si historia e Shekspirit ashtu edhe ajo e Hamletit flasin për princin e Danimarkës. Edhe në versionin e hershëm, princi trashëgimtar luan rolin e të çmendurit prej mërzisë që i shkaktoi martesa e shpejtë e së ëmës me mbretin e ri.

Xhorxh Uashington Karver ka shpikur gjalpin e kikirikut

Ndonëse gjeti qindra përdorime të reja të kikirikut dhe e futi në ekonominë e fermerëve të Amerikës së Jugut, Karver nuk e shpiku gjalpin e kikirikut. Ky u shpik në fakt rreth vitit 950 përpara Krishtit nga inkasit. Në kohët moderne, patenta e parë për prodhimin e gjalpit të kikirikut u dha në vitin 1884, kohë kur Karver ishte vetëm 20 vjeç. Dr. Xhon Harvej Kelog besohet të jetë i pari pacient që pati alergji nga gjalpi i kikirikut.

Ninxhat vishnin kostume të zeza

Duke qenë se nata është jo tamam e zezë, ninxhat duhet të kenë veshur kostume blu të errëta. E vërteta qëndron se duket jo tepër reale që ninxhat të mbanin veshur kostume vrasësish që t’i identifikonin që në shikim të parë. Por ideja e ninxhave që kryejnë vrasje të fshehta e mbështet pak teorinë e veshjeve të veçanta. Muzeu i ninxhave në Japoni ka pohuar se historia e ka pasur gabim në imazhin që ka përcjellë për pamjen dhe veprimtarinë e ninxhave. Ninxhat që bënin konflikte të hapura ishin shkalla më e ulët e këtyre mjeshtërve, ata më të mençurit merreshin me spiunim dhe marifete të fshehta.

Lejdi Godiva shëtiti rrugët lakuriq mbi një kalë

Mbase keni më shumë njohuri për të prej kutive të çokollatave, por sipas legjendës, Lejdi Godiva donte që bashkëshorti i saj të hiqte taksat mbi qytetarët e Coventry, në Angli, ndaj i shëtiti rrugët mbi kalë, fare lakuriq. Ekzistojnë shumë kundërshtime për këtë legjendë, duke qenë se nuk ka kuptim që një burrë të pranojë dhe t’i bindet një turpërimi të tillë. Së dyti, taksat u ngritën disa shekuj pas vdekjes së Godivës.

Vincent Van Gog preu veshin e tij

Pavarësisht se shumë njerëz besojnë se Van Gogu preu të gjithë veshin e tij, në fakt ai hoqi vetëm një pjesë të llapës së veshit të majtë. Në kohën kur ndodhi incidenti, Van Gogu jetonte me mikun e tij francez Pol Gogen, me të cilin kishte marrëdhënie të trazuara dhe të dhunshme. Gogen ishte një ekspert i studimit të llapave të veshit. Të dy artistët kanë pranuar se Van Gogu e preu veshin, por në deklaratat e mëpasshme ata rrëfejnë se nuk mbajnë mend fare se ç’kishte ndodhur atë natë. Tri ditë më vonë, Vincent Van Gog ia dhuroi pjesën e prerë të veshit një prostitute.

Ainshtajni ishte një student i keq dhe ngeli në matematikë

Albert Ainshtajni e mori reputacionin si student i keq, prej zakonit të kundërshtimit të profesorëve që u dukeshin tepër autoritarë. E ëma e Ainshtajnit i shkruante gjyshes së tij se, sipas dëftesës së të birit, ai kishte nota të shkëlqyera. Ai kurrë nuk ngeli në matematikë, pasi siç është shprehur edhe vetë, i kishte perfeksionuar integralet dhe diferencialet që në moshën 15-vjeçare.

Mbreti Henri VIII ishte i shëndoshë dhe i turpshëm gjatë gjithë mbretërimit të tij

Vitet e fundit të mbretit Henri VIII, që përfshijnë shumë gra dhe prerje kokash, duket se i kanë eklipsuar vitet kur ai ishte i sjellshëm dhe bujar. Pavarësisht imazhit se Henri ishte i shëndoshë dhe me mjekër të plotë, në fakt mbreti e mori fronin kur ishte vetëm 18 vjeç. Deri nga fundi i martesës me Anne Boleyn, ai ishte akoma i sjellshëm dhe miqësor. Gjërat filluan të përkeqësohen për të, kur filloi të mjekohej për sëmundje si ulcera, që i shkaktoi krijimin e dhjamit dhe nerva. Ai shquhej për humorin e paqëndrueshëm për faj të dhimbjes së tmerrshme që ndiente në këmbë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama