Te ndihmosh Shqiperine te shkeputet nga e kaluara

Te ndihmosh Shqiperine te shkeputet nga e kaluara

Të kryesosh një komb për një kohë të gjatë konsiderohet si një model i mosfunksionimit ekonomik. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nxitur ndryshimin në vend, që nga zgjedhjet e tij të vitit të kaluar.

Dhe ndryshimi i nevojshëm në vendin e tij nuk janë ndryshimet elektorale të premtuara nga pothuajse të gjithë në politikën amerikane, por reformat e përgjithshme që rimodelojnë institucionet dhe nxisin ringjalljen ekonomike që ka ecur me hapa të ngadalta në kombin ish-komunist.

"Ne kemi qeverinë më të re në historinë e Shqipërisë", tha Rama gjatë një vizite të fundit në Harvard, “zgjedhja ime ishte që të ketë ministra, të cilët kurrë nuk kanë qenë ministra".

Ai shtoi se “në politikë, përvoja është ajo që vret inovacionin dhe reformën".

Por Shqipëria nuk është duke u mbështetur vetëm në rininë. Qeveria e Ramës është në mes të një projekti dy-vjeçar, i financuar nga Fondacioni SOROS, që punon me Ricardo Hausmann, një profesor i praktikës së zhvillimit ekonomik në shkollwn Kennedy, dhe me ekspertët në Qendrën e Shkollës për Zhvillim Ndërkombëtar (CID), e cila drejtohet nga Hausmann.

"Gjetjet e tyre janë duke na ndihmuar të strukturojmë ose të ristrukturojmë sektorë apo nënsektorë", tha Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Shqipërisë. "Ne ndihemi me fat, por bashkëpunimi shkon përtej një konsulence tradicionale. Ky është një partneritet për zhvillim".

Hausmann tha se  Shqipëria ishte për dekada, një version evropian i Koresë së Veriut, e izoluar nga pjesa tjetër e botës nën diktatorin Enver Hoxha. Pas rënies së komunizmit në 1992, kombi kaloi një tranzicion të vështirë të kapitalizmit, që u mbizotërua nga dalja e skemave piramidale, dhe kolapsi që çoi  në trazirat e viteve 1996-1997.

"Nuk ka asnjë arsye tjetër në botë,  që vendi nuk ka të ardhura për frymë si Greqia apo Italia, me përjashtim të faktit se ka qenë i keqmenaxhuar për 60 vjet", tha Hausmann.

Me projektin mes Harvardit dhe Shqipërisë, Rama dhe Ahmetaj shohin progres, reforma si dhe një  rritje 26 për qind në eksporte.

"Është absolutisht një eksperiencë interesante dhe unike, e bazuar në njohuri, risi, dialog, dhe më kryesorja,  një eksperiencë e të punuarit së bashku. Kjo nuk ka të bëjë me ekspertin nga njëra anë dhe nxënësin nga ana tjetër. Kjo ka të bëjë me rezultatet", tha Rama.

“Edhe pse nuk është e pazakontë për anëtarë të fakultetit të Harvardit që të këshillojnë apo edhe të shërbejnë në qeveri, thellësia e marrëdhënieve në këtë rast është e mrekullueshme”, tha Elaine Papulias, drejtor ekzekutiv i qendrë “Minda de Gunzburg” për Studime Evropiane dhe një ish-drejtor i programit Kokalis në shkollën Kennedy,  në Evropën Juglindore dhe Lindore-Qendrore.

Papulias tha se projekti CID me Shqipërinë, është një zgjerim i një marrëdhënie midis Ramës dhe Harvardit, që arrin që në fillim të viteve 2000, një kohë kur Rama ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit të Tiranës. Një artist i dikurshëm që kishte jetuar për vite në Paris, dhe kishte demonstruar një dhunti. Ai i ka pikturuar ndërtesat në qendër të qytetit në rozë, të verdhë, dhe të gjelbër, dhe u përqendrua në problemin e zhvillimit të shfrenuar ilegal, zaptimin e tokës së qytetit dhe hapësirat e gjelbra. Ai ishte një hero evropian për Revistën Time në 2005.

Vizita e parë e Ramës në Harvard ishte në 2003, kur ai u ftua nga Papulias dhe Programi Kokalis për të marrë pjesë në një seri leksionesh. Ftesa iu bë pas një vëzhgimi të stilit "unik" dhe "autentik" të udhëheqjes, tha Papulias.

"Udhëheqja e tij ishte një etos, që jo vetëm ishte një gjë e re për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, një rajon ... ku shumë liderë të cilët dëshironin të kishin shumë mbështetës”,  tha Papulias.

Rama shumë shpejt filloi të mendonte për llojin e ekspertizës teknike të nevojshme për Shqipërinë, dhe filloi t’i shtynte liderët e rinj të talentuar për të marrë pjesë në programet e arsimit në Kembrixh dhe në Greqi. Papulias thotë se një e katërta e kabinetit të Ramës, sot është i trajnuar në Harvard.

Me zgjedhjen e Ramës për kryeministër, koha dukej e përshtatshme për një marrëdhënie më formale mes të vendit të tij dhe të universitetit. Duke u mbështetur nga Fondacioni SOROS, Hausmann, filloi një projekt dy-vjeçar që synon reformën institucionale dhe ekonomike.

Hausmann, ish-ministër i Planifikimit për Venezuelën, ish-ekonomist kryesor për Bankën Inter-Amerikane të Zhvillimit, dhe një ekspert për ekonomitë në zhvillim, filloi nismën me një udhëtim drejt Shqipërisë për të folur për prioritetet me zyrtarë të qeverisë, dhe për të shqyrtuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit.

Ai i dërgoi studentët e  shkollës Kennedy në Shqipëri për praktikë 10-javore në ministritë. Studentët ekzaminuan çështjet që variojnë nga zinxhiri i vlerës së eksporteve bujqësore, deri në zbatimin e  legjislacionit të parkut industrial.

Boban Pali, student në administratën publike, punoi në Ministrinë e Bujqësisë me dy studentë të tjerë. Të tre u përqendruan në zinxhirin e vlerës së produkteve bujqësore, duke analizuar se si një bimë ose kafshë fiton vlerë para ofrimit për shitje.

Ende ka një listë të gjatë të punëve për të bërë në Shqipëri, që përfshin përmirësimin e sundimit të ligjit, më shumë efektivitet në  administratë, reforma në energij dhe sektorët financiarë për përmirësimin, edukimin dhe trajnimin teknik, dhe më shumë sukses në tërheqjen e investimeve të huaja.

"Ne jemi duke parë një rritje interesante në zhvillimin ekonomik, por kjo është një prirje e brishtë dhe ne jemi duke punuar shumë për ta konsoliduar", tha Ahmetaj. Ai shtoi se “do të bëjë të pamundurën për të mos lejuar Ricardon, CID, dhe Harvard të largohem nga Shqipëria".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama