Te jetosh ne nje familje bashkekohore...

Të jetosh në një familje bashkëkohore...

Nënat vazhdojnë të mbajnë kapacitetet e familjes dhe këshillojnë fëmijët, por roli i tyre nuk mbetet vetëm në këtë funksion: gratë sot punojnë jashtë shtëpie, janë shpesh ekonomikisht të pavarura dhe kjo u lejon atyre të marrin vendime të rëndësishme dhe të përfaqsojnë për fëmijët atë autoritet që i atribuohej dikur, në mënyrë ekskluzive baballarëve. Paralelisht një baba ndërton gjithnjë një pikë referimi për fëmijët, por sot mund ti dedikohet kujdesit të tyre dhe mbështetjes emotive dhe kjo falë sasisë të kohës që kalojnë në shtëpi, pa pasur frikë se kështu do të humbasin autoritetin e tyre. Ky shtim fleksibiliteti i roleve ndërton një burim të madh për familjen bashkëkohore, e cila në këtë mënyrë mund të përshtatet lehtësisht me realitetet e reja shoqërore dhe atyre të punës.

Ky elasticitet më i madh i roleve dhe funksioneve kushtëzon në mënyrë të pashmangshme dhe përkufizimin e rregullave dhe kufijve që vendosen në edukimin e fëmijëve. "Bluzat e ngushta" të kontrollit dhe disiplinës janë liruar, duke i lënë hapësirë dialogut dhe ndërmjetësimit mes palëve. Nuk ekziston më pozicionimi në role, por mirëkuptimi. Kufijtë janë zgjeruar për të favorizuar një kontakt më të ngushtë emocional dhe një klimë familjare më të qetë, në të cilën dhe fëmijët, që në moshë shumë të vogël mund të shprehin opinionet e tyre dhe të drejtojnë vetë autonominë e tyre, duke marrë pjesë në organizimin e familjes dhë në vendimet që merren brenda saj.

Kjo mënyrë e re për të kuptuar rregullat udhëheq fëmijët në një përgjegjshmëri më të shpejtë, duke i bindur, ndryshe nga e shkuara, në të gjitha zgjedhjet që duhet të bëjë. Kjo ama nënkupton që ata dinë tashmë atë ccfarë është më e mira për ta, gjë që nuk është aq e thjeshtë

Jo- ja e nënkuptuar si ndalim ose shtërngim, sot përdoret nga prindërit në mënyrë gjithnjë më të rrallë. Preferohet të arrihet në një marrëveshje, nga kuptimi i rregullave të të rriturve dhe kërkesave të fëmijëve, duke zgjedhur si rrugë komunikimi dialogun, shpjegimin se pse i ndalohet diccka, duke arritur në këtë mënyrë, hap pas hapi, të bindin fëmijët për nevojën e bërjes apo mos bërjes së dicckaje. Në raste të tjera, mundësia për të ndërtuar një rregull vihet në diskutim nga vetë prindërit, të cilët pa të drejtë konsiderohen gjithnjë shumë të rreptë. Në raste të tilla, dialogu me fëmijët shkon nga argumenti në ccështje dhe fëmijët ftohen të shprehin opinionin e tyre, tamam sikur të kishin gjysën e peshës dhe përgjegjësisë që kanë prindërit.

Por ekziston dhe ekstremi tjetër, ka dhe prindër që nuk e shohin të arsyeshme të japin disa rregulla, as të vendosin kufij, duke u besuar plotësisht kapacitetittë fëmijëve për të vendosur vetë se ccfarë është më e mirë për ta. Është evidente që një sjellje e tillë, mosmarrje përsipër e përgjegjësive nga ana e prindërve përkthehet, apo kuptohet ndryshe si dhënie të përgjegjësive fëmijëve, nga e cila pretendohet që fëmija të ketë maturitet në gjykim. Mungesa e rregullave dhe limiteve, e konsideruar si garanci për lirinë, për të favorizuar shprehjen e plotë të asaj cka ti ke në vetvete, transformohet për të vegjlit në konfuzion, duke i bërë paradoksalisht më të pasigurtë dhe më pak të lirë. Limitet e vëna nga prindërit e lirojnë fëmijën nga përgjegjësitë e maëdha për të gjykuar një botë e cila është shpesh komplekse.

Elona Demollari : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama