Kushtet e perfitimit
1.Personat e siguruar perfitojne te ardhura papunesie, ne rast se:
a) kane kopntribuar ne sigurimin shoqeror jo me pak se 12 muaj per cdo rast perfitimi dhe
b)-jane punekerkues te papune, te gatshem te punesohen, kur u ofrohet nje pune e paguar, e pershtatshme;
-pranojne te kualifikohen ose te rikualifikohen;
c)nuk marrin perfitime te tjera nga ky ligj, me perjashtim te pensionit te pjeseshem te invaliditetit.
2.Sigurimi i papunesise mund te paguhet edhe ne rastet e pjesemarrjes ne programet speciale publike shteterore e lokale, me kusht qe ai te mos marre me shume se paga minimale mujore.
Shuma e se ardhures
1.E ardhura nga papunesia do te jete nje shume baze qe siguron te pakten nje nivel jetese minimale çdo vit e indeksuar me vendim te Keshillit te Ministrave, lidhur me llogaritjen e indeksit te çmimeve te mallrave te zgjedhura.
2.Niveli baze do te vendoset nga Keshilli i Ministrave.
3.Perfituesi me femije ne ngarkim deri ne moshen 18 vjeç do te marre nje shtese familjare per çdo femije ne masen 5 perqind te te ardhurave nga papunesia, por jo me teper se 30 perqind. Kur njeri nga prinderit eshte ne marredhenie pune ose merr pension te plote, shtesa reduktohet ne masen 50 perqind.
Periudha e perfitimit
1..E ardhura e papunesise paguhet deri ne 12 muaj, sipas percaktimit te VKM.
2.Per personat qe punesohen me nderprerje gjate periudhes 1-vjeçare te perfitimit te papunesise, afati i saj mund te shtyhet deri ne 2 vjet, por me kusht qe gjithsej te mos perfitojne me shume se 365 dite kalendarike.
-3.Personat qe ndjekin kurset e kualifikimit dhe te rikualifikimit, perfitojne pagesen e papunesise gjate gjithe kohes se zhvillimit te kurseve ne rast se nuk paguhen per kete periudhe, por jo me shume se 6 muaj tej afatit 1-vjeçar te perfitimit te papunesise. Kete te drejte e gezojne edhe te siguruarit gjate kohes se perfitimit te barrelindjes dhe te pensionit te plote te invaliditetit.