Personat qe perfitojne nga Sigurimet Shoqerore

Mbrojtja e detyrueshme
Sigurimet Shoqerore mbrojne ne menyre te detyrueshme gjithe shtetasit ekonomikisht aktive ne Shqiperi, ne rastin e pakesimit te te ardhurave si pasoje e barrelindjes, pleqerise, invaliditetit dhe humbjes se mbajtesit te familjes.

Sigurimet Shoqerore, gjithashtu i japin mbrojtje te detyrueshme te gjithe personave te punesuar ne rastin e pakesimit te te ardhurave si pasoje e paaftesise se perkoheshme te shkaktuar nga semundja, aksidenti ne pune, semundja profesionale dhe papunesia.
Keshilli i Ministrave mund te vendose per fusha te tjera mbrojtjeje, si dhe per perjashtime per:

a)punetoret sezonale dhe te perkoheshem;
b)te vetepunesuarit ne bujqesi;
c)punetoret e papaguar te familjes se personave te vetepunesuar;
d) kursantet dhe studentet per kohen e praktikes mesimore te cilet sigurohen vetem per aksidentin ne pune nga punedhenesi.

Mbrojtja per shtetasit shqiptare jashte shtetit dhe shtetasit e huaj Sigurimet shoqerore u japin mbrojtje edhe:

a) shtetasve shqiptare dhe personave pa shtetesi, ish-shtetas shqiptare, qe jane jashte shtetit, ne perputhje me konventat, marreveshjet dypaleshe dhe rregullorense Institutit te Sigurimeve Shoqerore;
b) shtetasve te huaj dhe personave pa shtetesi qe punojne ne Shqiperi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama