Ne degen e sigurimit per barrelindje paguhen:
a) te ardhurat per barre lindje
b) te ardhurat per kompensimin per barrelindje, kur ndryshohet vendi i punes:
c) shperblimi per lindje femije.
E ardhura per barrelindje
1. E ardhura per barrelindje i paguhet gruas se siguruar per barren dhe lindjen e femijes, kur ajo ka 12 muaj periudhe sigurimi, per çdo rast perfitimi. Perjashtohet nga ky rregull rasti kur gjate periudhes se perfitimit te barrelindjes, gruaja ka kushte per nje perfitim te ri barrelindje.
2.Periudha e perfitimit do te jete 365 dite kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 42 ditesh pas lindjes se femijes. Per gruan qe do te kete ne barre me shume se nje femije, periudha e perfitimit do te jete 390 dite kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 60 dite para dhe 42 dite pas lindjes se femijeve.
3.E ardhura per barrelindje per gruan e siguruar eshte:
-- 80 perqind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik per periudhen e paralindjes dhe per 150 dite kalendarike pas lindjes;
- 50 perqind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik per periudhen tjeter ne vazhdim.
4.E ardhura per barrelindje per grate ekonomikisht aktive eshte e barabarte me nivelin baze te pensionit te pleqerise.
5.Nena qe bireson femijen e moshes deri ne 1 vjeç dhe qe ka qene e siguruar jo me pak se 12 muaj, ka te drejte per leje pas lindjes, e cila fillon diten e biresimit, por jo me pare se mbas dites se 42 te lindjes se femijes, dhe vazhdon jo me shume se 330 dite nga dita e lindjes se femijes. Minimumi i lejes per biresuesen eshte 28 dite.
6.Kur nje femije eshte biresuar gjate lejes se lindjes, nena qe ka lindur, do te kete nje periudhe perfitimi deri ne diten e biresimit, por jo me pak se 42 dite pas lindjes.
E ardhura per kompensimin per shtatezenesi
1.Gruaja e siguruar, qe me vendim te komisionit mjekesor kompetent ndryshon vendin e punes per aresye shtatezanesie, ka te drejte te perfitoje kompensim te ardhurash per pakesimin qe peson nga ndryshimi i vendit te punes. Ky kompensim jepet ne rast se eshte derdhur kontribut per nje kohe jo me pak se 12 muaj. 2.Shuma e te ardhurave qe do te perfitohet per kompensim eshte e barabarte me diferencen ndermjet pageses se vendit te punes te meparshem dhe pages se vendit te punes se re. Ky kompensim nuk mund te jete me shume se 50 perqind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.
Shperblim per lindje femije
1.Shperblim per lindje femije i paguhet nje personi te siguruar, i cili eshte nena ose babai i nje femije qe lind, me kusht qe njeri prej tyre te kete kontribuar per nje vit para lindjes se femijes. Shperblimi do te behet i pagueshem vetem nje here dhe nena do te kete perparesi ne perfitimin e pageses, ne rast se ajo eshte e siguruar.
2.Shperblimi per çdo femije te lindur do te jete nje shume e barabarte me 50 perqind te pages minimale mujore.
Dokumente te domosdoshme per barrelindje :
Vertetim vjetersie ne pune jo me pak se 12 muaj
Vertetim i bazes se vleresuar viti 2009
Certifikate e perberjes Familjare
Certifikata e lindjes se Femijes
Modelaret (raportet te para dhe pas Lindjes)
Liste ePagese e plotesuar me te dhenat perkatese