Te Agon punonim ne kontejnere

'Te Agon punonim ne kontejnere'

Vazhdon që të tërheqë vëmendjen e medias në Itali Agon Channel dhe investimi i tyre, Agon Italia. Të transmetosh nga Shqipëria për Italinë, duket si një ëndërr e bukur. Por një nga ish- gazetarët e RAI-t, që kishte ardhur për të punuar këtu, është larguar i lemerisur. Antonio Caprarica ka braktisur pas vetëm dy javësh televizionin Agon Channel, i cili prodhon emisionet në Tiranë, por transmeton në valët e kanalit 33 në dixhitalin tokësor në Itali që prej fillimit të dhjetorit.

“Dhashë dorëheqjen për shkak të mungesës absolute të strukturave dhe një personeli minimal për të drejtuar një kanal lajmesh”, tha ish- drejtori i lajmeve të Agon Channel.

“Më premtuan në kontratë një strukturë moderne dhe në vend të saj kryeja montazhin e lajmeve nëpër kontejnerë me një personel prej 9 vetash, me të cilët duhet të bëja programacionin e gjithë lajmeve të ditës”, ka thënë Caprarica. Ai shtoi se gjithçka që transmetohet në Agon Channel është ritransmetim dhe asgjë nuk shfaqet drejtpërdrejt.

“Nuk kishte producent, nuk kishte autor programi, madje as sekretare. Kishim vetëm një telefon në gjithë redaksinë”, tha Caprarica. Ndërkohë pronari i Agon Channel është kundërpërgjigjur duke thënë se ai i ka vendosur gazetarit çdo gjë në dispozicion dhe se deklaratat e tij janë krejt të pabaza. Redaksia e ka quajtur deklaratën e Capraricës si një tentativë denigrimi duke thënë se ata i kanë plotësuar çdo kusht të nevojshëm për të kryer më së miri detyrën e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama