Takimet me Viktoria Nuland Basha Bushati pohime kontradiktore

Takimet me Viktoria Nuland: Basha, Bushati pohime kontradiktore

Ndihmës Zëvendës Sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland zhvilloi sot mbasdite takime të veçanta me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Pohimet e tyre pas takimeve respektive kanë qenë kontradiktore.

Zoti Basha pohoi se ai i paraqiti zonjës Nuland dy propozimet e PD-së për zbatimin e pikës 88 të Opinionit të Komisionit të Venecias dhe u shpreh se reforma në drejtësi do të miratohet vetëm me konsesus politik.

Por, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati la të kuptohet se reforma do të miratohet kështu siç është, pa ndryshuar asgjë duke përdorur një shprehje jo shumë të qartë "për ne nuk ka as kthim prapa, as hollim të reformës."

Zonja Nuland, e cila ka ardhur në Tiranë për të nxitur palët të gjejnë dakordësi për reformën në drejtësi, është duke biseduar me Kryeministrin Rama, në këto momente.

Pas këtij takimi, ajo do të takohet me një grup gazetarësh dhe rreth orës 18:15 do të bëjë një deklaratë për shtyp.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama