Takimet e Enver Hoxhes me Stalinin e Molotovin dhe eliminimi i Mehmet Shehut

Takimet e Enver Hoxhes me Stalinin e Molotovin dhe eliminimi i Mehmet Shehut
Më 29 nëntor 1944, në të njëjtën kohë kryeministër i qeverisë së re, ministër i Mbrojtjes dhe i Jashtëm, Enveri bën diskutimin e parë në publik.

“Njeriu kyç i Beogradit në Shqipëri vazhdon të jetë Koçi Xoxe, i cili kishte postin e Sekretarit Organizativ të partisë dhe  ministër i Brendshëm që merret edhe me kontrollin e Sigurimit të Shtetit. Rivali kryesor i Hoxhës, ai pret që të vijë ora e tij”, shkruan Thomas Schreiber në librin “Enver Hoxha- sulltani i kuq”.

Më 23 qershor 1946, Hoxha bën një vizitë në Beograd dhe pati një takim miqësor me Titon, dhe pas atij takimi deklaroi se: “Është e preferueshme që Kosova t’u lihet jugosllavëve”, pasi sipas tij  banorët e këtij rajoni gëzonin një nivel jetese më të lartë.

Më 21 gusht 1946 merr pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, por rasti i Shqipërisë nuk i tërhiqte shumë kancelaritë e huaja, madje ai mëson se Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia nuk ishin dakord për futjen e Shqipërisë në OKB.

Më 1947, Eduart Kardelj, drejtues i diplomacisë jugosllave, pritet nga Stalini dhe tregohet i interesuar për Shqipërinë: “Por, çfarë përbuzje për këtë vend të vogël. Çfarë njerëzish  të prapambetur dhe primitivë janë shqiptarët, janë besnikë si qeni, por kjo është karakteristikë e primitivëve. Tek ne çuvaçët janë besnikë si qentë. Carët e Rusisë i merrnin për truproja”,” thotë Stalini.

Ndërsa pyetet nga Stalin për Enverin, Kardlj përgjigjet: “Në opinionin tonë është një njeri i mirë dhe i ndershëm, edhe pse ka karakteristikat e një borgjezi të vogël. Është popullor për shkak të sjelljes së tij gjatë luftës. Por nuk ka formim marksist-leninist. Njeriu që mund të jetë dora jonë është Koçi Xoxe, i cili vjen nga klasa punëtore”.

Më 23 mars 1947 Stalini pret për herë të dytë Hoxhën dhe darkojnë së bashku.

Molotovi drejton gotën dhe e shtyn Hoxhën të pijë. “Përse pini kaq pak. Ju dje pitë më shumë”. “Ah, dje ishte ndryshe,” ia kthen Hoxha.

Ndërkohë Molotovi kthehet nga Stalini dhe i thotë se Enveri  mësoi se do të bëhej baba me djalë.

“Urimet e mia më të mira,” iu përgjigj Stalini. “Le të pimë për shëndetin e djalit dhe gruas suaj”, vijon Stalini.

Por ndërsa në Moskë festohej, në Tiranë vazhdonin spastrimet e komunistëve, duke nisur nga Koçi Xoxe, shkruhet në libër.

Ndërkohë që përplasjet e brendshme vazhdojnë dhe Hoxhës i kishte hyrë frika e zëvendësimit. Ai eliminon Mehmet Shehun, me të cilin shoqërohej në çdo takim.

Sipas Departamentit të Shtetit, Enver Hoxha ishte shumë i kërcënuar dhe sovjetikët ishin gati ta zëvendësonin me Shehun.

Kurse ambasada franceze në Romë shkruante se Hoxha e kishte humbur një pjesë të autoritetit dhe mbahej në këmbë nga fraksioni stalinist ortodoks i Mehmet Shehut.

“Strategu i rezistencës, çliruesi i Tiranës, xhelati i opozitarëve, numri dy i regjimit u zhduk nga skena politike në rrethana të mistershme. Enveri hoqi qafe një njeri, i cili i ishte bërë i padurueshëm dhe me të cilin nuk ndante të njëjtin mendim për Kosovën dhe Perëndimin. Por për Hoxhën, që ishte i sëmurë rëndë nga diabeti, eliminimi i Shehut nuk ishte i mjaftueshëm. Ai duhet të tregojë që Shehu as që ka ekzistuar dhe për këtë zhduken të gjitha fjalimet e tij. Nga muzetë hiqen portretet, ndërsa Brigada e Parë Sulmuese nuk ekziston më.

Ndërkohë që vdekja e tij mbetet e mistershme edhe sot përballë versioneve të ndryshme,” shkruan Schreiber.

Schreiber shkruan edhe për dëshminë e Jonuz Lutos, që ishte shofer i Mehmet Shehut. Ai pohon se trupi i shefit të tij nuk kishte shenja plumbi dhe nuk e kishte pistoletën në dorë. Madje ai pohon praninë e një lëngu të çuditshëm, që nuk u analizua kurrë. Po ashtu nuk u bë as autopsia.

Jonuz Luto thotë se të vërtetën e dinë vetëm tre persona.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama