Tahiri Zgjedhjet me te mira ne 25 vjet pa incidente. Hetim disa rasteve per blerje vote

Tahiri: Zgjedhjet me te mira ne 25 vjet, pa incidente. Hetim disa rasteve per blerje vote

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka vlerësuar zgjedhjet e 21 qershorit si më të mirat e realizuara në 25 vitet e fundit, pa asnjë incident të shënuar, e ku qytetarët votuan të lirë e të qetë.

Por, teksa ka kujtuar se nuka pati asnje incident, Tahiri ka theksuar se policia ka nderhyre ne 5 raste e therritur nga KZAZ-te, ka bere 2 arrestime nder komisionere (rasti i Bulqizes) dhe ka nisur hetime per disa raste te denoncimit te blerjes se votes. 

“Fituesit e vërtetë janë vetë qytetarët, arritëm standardet më të larta zgjedhore, demokratike, qytetarët dhënë shembull qetësie, rregulli e qytetarie duke votuar në mënyrë shembullore”- tha Tahiri gjatë një deklarate për media.

Sipas tij, këto janë zgjedhjet më të mira të 25 viteve të fundit pa asnjë incident, akt dhune, apo akt problematik që mund të cenonte vullnetin e zgjedhësve në 61 bashki.

“Fitues nuk janë vetëm ata të garës, por që të gjithë, ky është suksesi i vërtetë sot, bazamenti më i mirë për standarde të konsoliduara për zgjedhje të lira e të ndershme në të ardhmen. Falënderoj kandidatët dhe përfaqësuesit e partive, vecanërisht të PD dhe opozitës me të cilët pata komunikime gjerësisht për garantimin e një procesi të rregullt”- tha ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama