TURP ELEKTORAL

TURP ELEKTORAL

Ndihma për qytetarët por prisni se listën se nuk do “hane” të gjithë. Vetëm ata qe kane emrin ne listën qe bën Bashkia me dorën e punonjëses se personelit njëkohësisht shtab elektoral e njëkohësisht kryetare e KZAZ te Urës Vajgurore.


Në fund pas shtatë orësh disa nga të varfrit e Urës Vajgurore kthehen bosh “nuk japim votim për pak vaj e sheqer”


Qytetarët njoftohen për shpërndarje ndihmash 5 ditë para zgjedhjeve.


Mbi 300 banorë të Urës Vajgurore vërshojnë tek portat e bashkisë ku është parkuar një makinë me produkte ushqimore miell, sheqer, vaj dhe paniolina. Ata deklarojnë se janë njoftuar nga shoferi I bahskisë dhe punonjës të tjerë të sektorit shërbime. Televizionet Lokale publikojnë masivisht lajmin për shpërndarje ndihmash. Shpërndarja e ndihmave 5 ditë para fushatës është perceptuar qartë si një ofertë për të marrë votën.

 

Por pas grumbullimit indinjata qytetare ka qenë për faktin se nuk ishte bërë ende lista për përfituesit dhe personat e vobektë kanë pritur të dëshpëruar 7 orë përpara bashkisë. Listën e përfituesve të ndihmës në Bashki e bën kryetarja e KZAZ 4 njëkohësisht eksponent politk dhe staf i Bashkisë Ura Vjagurore. Edhe vëzhgues zgjedhor ndërkombëtarë kanë monitoruar ngjarjen e rëndë në qendër të Urës Vajgurore.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama